Janë publikuar disa pamje në të cilat thuhet se shihet një grua myslimane duke sfiduar një klerik i cili e urdhëron atë të vishet në mënyrë “më modeste”, përkundër faktit se ajo mbante një mbulesë.

Dhe siç thuhet më tej, përcjell Telegrafi, ajo përfundon duke e hequr atë nga koka e saj, pasi kleriku kërcënoi se do ta arrestonte.


Ai i tha asaj: “Vendose mirë hixhabin ose do të të arrestojë” - gjatë incidentit që besohet të jetë regjistruar në Iran.

Sipas mediave, hixhabi në Iran ka qenë i detyrueshëm për 40 vitet e fundit dhe gruaja mund të përballet me burg për atë që bëri. /Telegrafi/