Gruaja e Sead Kolasinac është ndalur nga policia britanike në një aeroport, duke qenë se kishte me vete një armë elektroshoku.
Bella Kolasinac e kishte blerë elektroshokun për t’u mbrojtur, qëkur u sulmuan me thikë bashkëshorti i saj dhe bashkëlojtari i tij te Arsenali, Mesut Ozil, në rrugë në vitin e kaluar.
Më pas 27-vjeçarja ishte nisur për gjermani dhe atje mori leje për përdorimin e një elektroshoku të tillë.
Mirëpo, ajo nuk e ka ditur se kjo pajisje është ilegale në Britaninë e Madhe, ashtu që të enjten, siç ka raportuar The Sun, ishte ndalur nga zyrtarët kufitarë në London Biggin Hill Airport, pasi ia kanë gjetur elektroshokun në çantë.
Bashkëshortja e Kolasinac u ka thënë autoriteteve se e ka blerë pajisjen për vetëmbrojtje, si dhe kishte kërkuar leja për ta importuar.
Ajo ka mundur të dënohej me gjashtë muaj burg për “import të armës së ndaluar”, mirëpo është lëshuar me një vërejtje pas arritjes në Londër nga Frankfurti. /Telegrafi/