LAJMI I FUNDIT:

Gruaja e El Chapo mbetet prapa grilave të burgut

Gruaja e El Chapo mbetet prapa grilave të burgut

Një gjykatës federal amerikan vendosi se gruaja e udhëheqësit të kartelit meksikan të drogës, Joaquin El Chapo Guzman, do të mbetet përkohësisht në paraburgim.

Ajo u arrestua dhe u akuzua se ka ndihmuar burrin e saj në udhëheqjen e kartelit dhe mori pjesë në arratisjen e El Chapos në vitin 2015.

Emma Coronel Aispuro u mor në pyetje përmes një video lidhje para një gjykatësi hetues në Uashington gjersa raportohet se ajo pranoi të ndalohej përkohësisht pas arrestimit të mbrëmshëm në Aeroportin Ndërkombëtar të Dulles, në shtetin e Virginias, raportoi AP.


Gjykatësi Robin Merriweather ia lexoi akuzën të dyshuarit, i cili iu drejtua gjykatësit me ndihmën e një përkthyesi, transmeton Telegrafi.

Gjykatësi Meriwether tha se prokuroria siguroi mjaft arsye për të mbajtur Emma Coronel pas hekurave tani dhe shtoi se avokati i saj ishte dakord me atë vendim.

Prokurori Anthony Nardoci deklaroi se Coronela gjithashtu mori pjesë në shpërndarjen e sasive të mëdha të drogës, duke ditur që ato do të importoheshin në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara.

El Chapo po vuan një dënim të përjetshëm në Shtetet e Bashkuara, pasi një gjykatë e New Yorkut e dënoi atë në 2019. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
OKB-ja miraton rezolutën e hartuar nga Ukraina, SHBA-ja detyrohet të abstenojë nga mocioni i saj

OKB-ja miraton rezolutën e hartuar nga Ukraina, SHBA-ja detyrohet të abstenojë nga mocioni i saj

Evropa
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
Turistja amerikane hedh foshnjën e porsalindur nga dritarja e hotelit në Paris, arrestohet nga policia franceze

Turistja amerikane hedh foshnjën e porsalindur nga dritarja e hotelit në Paris, arrestohet nga policia franceze

Evropa
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Amerika
Kalo në kategori