Ballkani dhe Llapi janë dy skuadrat kryesore në garën për titull në Albi Mall Superligën e Kosovës për edicionin 2023/24. Dy lojtarët vendimtar të këtyre ekipeve pretendente padyshim se kanë qenë Nazmi Gripshi dhe Muhamet Hyseni, të cilët pritet të udhëheqin skuadrën edhe në katër ndeshjet e fundit të sezonit.
Albi Mall Superliga e Kosovës ka hyrë në fazën finale dhe atë më vendimtare, pasi kanë mbetur vetëm edhe katër ndeshje deri në njohjen e kampionit.
Kampioni në fuqi, Ballkani momentalisht është lideri i kampionatit me 66 pikë, ndërsa Llapi zë vendin e dytë me dy pikë më pak, konkretisht 64 pikë. Në garë është edhe Drita, por me mundësi më të vogla, pasi ka mbetur katër pikë mbrapa liderit.
Në katër ndeshjet e mbetura, Ballkani luan ndaj Malishevës (udhëtim), Fushë Kosovës (vendas), Llapit (udhëtim) dhe e pret Prishtinën, ndërsa Llapi udhëton te Gjilani, e pret Malishevën dhe Ballkanit, teksa në xhiron e fundit e pret Lirinë.
Të dy skuadrat janë në formë të lartë në këtë sprintin final, duke marrë rezultate pozitive në thuajse të gjitha ndeshjet e luajtura.
Forma e fazës së katërt
Ballkani ka rezultate më të mira se Llapi në pesë ndeshjet e para të fazës së katërt të kampionatit.
Therandasit kanë fituar katër ndeshje dhe kanë barazuar një, për dallim nga Llapi, i cili ka humbur një ndeshje, ka barazuar një dhe ka fituar tri.
Ekipi i Ilir Dajës ka shënuar 11 gola dhe ka pranuar vetëm dy gola, duke e mbajtur portën e paprekur në katër takime.
Në anën tjetër, ekipi i Tahir Batatinës ka shënuar shtatë gola dhe ka pranuar katër gola, duke e mbajtur portën e pastër në vetëm dy ndeshje.
Gripshi dhe Hyseni, vendimtarët e ekipeve
Mesfushori me tipare sulmuese, Gripshi ka qenë padyshim lojtari kryesor i Ballkanit në fazën e fundit, por edhe gjatë gjithë kampionatit.
Ylli nga Durrësi ka shënuar në pesë ndeshjet e fundit, duke tundur rrjetën nga një herë në secilën nga takimet e luajtura, ndërsa nuk i kanë munguar as asistime.
Gripshi gjithashtu ka shënuar plotë 15 gola në këtë sezon, duke qenë i treti në listën e golashënuesve më të mirë në Superligën e Kosovës.
Në anën tjetër, sulmuesi llapjan e ka rikthyer formën në dy ndeshjet e fundit pas ‘agjërimit’ në tri ndeshjet e para të fazës së katërt.
Hyseni ka shënuar katër gola dhe një asistim në dy ndeshjet e fundit, duke tundur rrjetën dy herë ndaj Prishtinës dhe dy herë ndaj Feronikelit.
23-vjeçari deri tani është golashënuesi më i mirë këtë sezon në Superligën e Kosovës, pasi ka tundur rrjetën 23 herë dhe ka asistuar në pesë raste.
Forma e dy yjeve ndaj kundërshtarëve të ardhshëm
Në ndeshjet ndaj katër kundërshtarëve të fundit të sezonit, Hyseni ka statistika më të mira sesa Gripshi.
Hyseni ka arritur t’i shënojë secilës nga katër ekipet, me Gjilanin dhe Lirinë si të preferuar me nga tri gola nga tri ndeshjet e para ndaj tyre, ndërsa Malishevës dhe Ballkanit iu ka shënuar nga dy herë.
Në anën tjetër, Gripshi e ka kundërshtar të preferuar Malishevës duke ia tundur rrjetën tri herë, Llapit dy herë, Prishtinës një herë, ndërsa me Fushë Kosovën nuk e ka gjetur golin në asnjërën nga tri ndeshjet.
Kështu, në ndeshjet e fundit përveç luftës së Ballkanit dhe Llapit, vëmendja do të jetë padyshim edhe te Gripshi dhe Hyseni, me të dy lojtarët që mund të jenë vendimtar për ekipet e tyre dhe ta vendosin kampionin e Kosovës në sezonin 2023/24. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“U përballëm me një skuadër që shfrytëzoi gabimet tona” – Motta analizon humbjen ndaj Atalantas

Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

"U përballëm me një skuadër që shfrytëzoi gabimet tona" - Motta analizon humbjen ndaj Atalantas

Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

Bledian Krasniqi dhe Vesel Demaku, do të jenë dy prurjet e reja të Franco Fodas te Kosova për ndeshjet e marsit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa