LAJMI I FUNDIT:

Gripi stinor dhe COVID-19 mbushin ambulantat në Maqedoni

Gripi stinor dhe COVID-19 mbushin ambulantat në Maqedoni

Në ambulancat e Shkupit është rritur numri i pacientëve me simptoma të virozave. Sezoni i gripit ka stërmbushur ordinancat me pacientë që ankohen për ftohje, dhimbje koke, temperaturë të lartë e dhembje fyti.

“Simptomat pak a shumë tek të gjithë janë të njëjta, sidomos temperatura e lartë te disa janë më të larta e te disa të tjerë më të ulëta, te disa dhimbje fyti e dhimbje të muskujve…

“Do sugjeroja të iu shmangim shëtitjeve në grupe, sidomos me simptome. Fëmijët le të qëndrojnë në shtëpi për disa ditë dhe po të kenë mundësi prindërit ti dërgojnë për ajër të pastër. Të ju ofrojnë çaje e vitamine, nëse simptomat janë më serioze, atëherë me sirupe ose barna për uljen e temperaturës.” – Seladin Kuq, mjek.


Qytetarët e anketuar nga Alsat thonë se me grip sezonal për momentin më shumë raste ka te fëmijët e moshës shkollore.

“E kishte bashkëshortja (gripin) por mirë është, i kaloi. Me çaje, vitamina, disa barna, po mirë është tani.” – qytetar.

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se vaksinimi kundër gripit sezonal do filloj nga mesi i muajit tetor. Gjithashtu bëjnë të ditur se këtë vit janë furnizuar për 50% më shumë vaksina.

Ditë më parë, u njoftua rritje e numrit të të infektuarve, ku gjithsej janë regjistruar 598 raste të reja me kovid 19, për 3 javët e para të shtatorit në Maqedoninë e Veriut. Autoritetet Shëndetësore thonë se nuk ka vend për panik, por pacientët duhet të jenë të kujdesshëm se infeksioni me COVID-19 është ende i pranishëm. /alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Qeveria merr vendimin, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Qeveria merr vendimin, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Lajme
Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Siguri
A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Lajme
​Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

​Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

Lajme
Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

Lajme
Kalo në kategori