LAJMI I FUNDIT:

Gripi i shpendëve është më i keq se kurrë në Evropë

Gripi i shpendëve është më i keq se kurrë në Evropë

Evropa po përballet me epideminë e saj më të keqe të gripit të shpendëve deri më tani.

“Aktualisht jemi duke u përballur me epideminë më të fortë të gripit të shpendëve deri më tani në Gjermani dhe Evropë”, citohet të ketë thënë Instituti Friedrich Loeffler (FLI), instituti federal i kërkimit gjerman për shëndetin e kafshëve.

Raste të reja po zbulohen çdo ditë dhe nuk janë të prekur vetëm shpendët e egër, vë në pah instituti, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


“Nuk ka fund në horizont – vendet e prekura shtrihen nga Finlanda në Ishujt Faroe dhe Irlandë, nga Rusia në Portugali”, sipas institutit.

Rastet janë gjetur edhe në Kanada, Indi dhe Azinë Lindore.

Vetëm në Gjermani, 394 raste u zbuluan te shpendët e egër, duke përfshirë rosat, patat, mjellmat dhe pulëbardhat, midis fillimit të tetorit dhe 29 dhjetorit. Rastet u zbuluan kryesisht përgjatë bregdetit.

FLI gjithashtu regjistroi 46 raste në fermat gjermane të shpendëve.

Në të njëjtin hark kohor në të gjithë Evropën, të dhënat e FLI treguan 675 infeksione te shpendët e egër dhe 534 infeksione te bagëtitë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Lista Serbe do t'i dërgojë 500 njerëz në Beograd për ta mbrojtur Vuçiqin

Lista Serbe do t'i dërgojë 500 njerëz në Beograd për ta mbrojtur Vuçiqin

Serbia
Trump kabinetit të tij: A është dikush i pakënaqur me Elonin? Nëse po, do ta nxjerrim jashtë

Trump kabinetit të tij: A është dikush i pakënaqur me Elonin? Nëse po, do ta nxjerrim jashtë

Amerika
Kuvendi i Republikës Serbe nis të merr masat e para të paralajmëruara nga Dodik

Kuvendi i Republikës Serbe nis të merr masat e para të paralajmëruara nga Dodik

Bosnja
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Adoleshenti rrëmben vogëlushen derisa po lutej në xhami në Malajzi, e keqtrajton seksualisht – kamerat e sigurisë regjistrojnë gjithçka

Adoleshenti rrëmben vogëlushen derisa po lutej në xhami në Malajzi, e keqtrajton seksualisht – kamerat e sigurisë regjistrojnë gjithçka

Azia
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori