LAJMI I FUNDIT:

Greva në arsim – gjithçka nga kërkesat e sindikatës e deri te deklaratat e Kurtit e Jasharajt

Greva në arsim – gjithçka nga kërkesat e sindikatës e deri te deklaratat e Kurtit e Jasharajt

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot zhvilloi një takim me Këshillin grevist. Rrahman Jasharaj nga Këshilli grevist theksoi pas takimit me Kurtin se biseda ishte përmbajtjesore por nuk ka marrëveshje. 

Ndërkaq, kryeministri Kurti së bashku me ministren Arbërie Nagavci dhe ministri Hekuran Murati në orën 11:00 do të mbajnë konferencë për media.

Sektori i arsimit ndodhet në grevë, pasi SBASHK-u po kërkojnë 100 euro shtesë deri në miratimin e Ligjit për paga.


Pas një takimi të dielën, kryetarët e Kuvendeve Sindikale Komunale të Arsimit Parauniversitar dhe të Universiteteve, morën vendim që greva të vazhdojë për kohë të pacaktuar.

Qëndrim unanim i pjesëmarrësve të këtij takimi ishte që derisa Qeveria nuk ulet në dialog me Këshillin Grevist të BSPK-së dhe nuk realizon kërkesat legjitime të grevistëve, greva do të vazhdojë.

Qeveria e Kosovës thotë se projektligji që parasheh rritje të pagave për mësimdhënësit, do të dalë në miratim së shpejti, dhe kërkon hapjen e shkollave.

Ndërkaq, Ymer Ymeri, sekretari i SBASHK-ut një ditë më parë tha se shpreson që sot do të gjendet një mirëkuptim për ta realizuar kërkesën e anëtarësisë, për shkak se shuma prej 100 eurove nuk është një shumë që rëndon buxhetin e Kosovës.

“Derisa në takim janë të ftuar edhe Këshilli Grevist, besoj shumë se kërkesat tona do të jenë të mirëkuptuara dhe të realizueshme, meqë do të arsyetohen nga ky këshill, si dhe kryeministri ka mundur të analizojë situatën deri më tani”, tha ai. /Telegrafi/


array(3) { ["date"]=> string(19) "09-13-2022 12:09:48" ["time"]=> string(16) "13/09/2022 12:09" ["update"]=> bool(false) } 13/09/2022 12:09

Kurti: Për SBASHK-un nuk është në pyetje arsimi, do ta marrim vesh në ditët e javët në vazhdim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me Këshillin Grevist të martën, deklaroi se shqetësimi i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Kulturës nuk është arsimi e as mësimdhënësit.

Në një konferencë për media, Kurti tha se të kërkosh përmbushje të plotë të kërkesave të sindikatës sic po bën SBASHK-u, është e palogjikshme dhe e rrezikshme.

“Kanë kërkuar 100 euro, ne kemi thënë 50 e ata ose krejt ose hiç. Nuk është e drejtë kjo mënyrë e shantazhit. Shteti nuk do të duhej të shantazhohej nga dikush që është më i zhurmshmi. Dhe jo për kushtet e punës, por për para”.


“Të kërkosh përmbushje të plotë të kërkesave është edhe e palogjikshme edhe e rrezikshme. Në ditët e javët në vijim do ta marrim vesh se çka është në pyetje. Nuk është në pyetje arsimi e as arsimtarët. Thanë do të konsultohemi me anëtarësinë e dolën para juve”, u shpreh kreu i ekzekutivit.

array(3) { ["date"]=> string(19) "09-13-2022 11:36:32" ["time"]=> string(16) "13/09/2022 11:36" ["update"]=> bool(false) } 13/09/2022 11:36

Kurti: Grevistët na premtuan se do ta pyesin anëtarësinë për ofertën që ua bëmë, posa dolën nga takimi thanë se greva do të vazhdojë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me Këshillin Grevist, ka deklaruar se i është kërkuar që të lëvizë për të përmbushur kërkesat e grevistëve, por sipas tij, ai një gjë të tillë e ka bërë me dhjetëra herë.

Në një konferencë për media, Kurti ka thënë se në takim me Këshillin Grevist u kanë bërë ofertë shtesë që të jenë pjesë përmbajtjesore e diskutimeve publike për Ligjin mbi Pagat. Për këtë ofertë, kreu i ekzekutivit ka thënë se kanë marrë premtim nga grevistët se do të diskutojnë me anëtarësinë, por sipas tij një gjë e tillë nuk ka ndodhur.


“Më kanë thënë kryeministër lëviz, por unë kam lëvizur të paktën 10 herë. Ndaj, kërkoj që fëmijët të kthehen në shkolla. Nuk është e vërtetë që s’ka pasur komunikim e dialog. Problemi që kemi nuk është për shkak të mungesës së dialogut”.

“Ne ua thamë tri gjëra sot Këshillit Grevist, për të cilat na premtuan se do ta pyesin anëtarësinë. Por, posa dolën nga takimi deklaruan për media se greva vazhdon. Kur e pyetën anëtarësinë? Oferta shtesë ishte kjo, do të jenë pjesë përmbajtjesore e diskutimeve publike për Ligjin mbi Pagat. Dy të tjerat ishin që bashkë me BSPK do ta bëjmë reformën e sistemit pensional, që të bëjmë diferencimin e kategorive të ndryshme, duke e hequr pragun famëkeq 15 vjet përvojë punë, dhe u zotuam që tek barnat esenciale të shtojmë edhe 10 milionë euro”.

“Në takim disa herë më thanë që le të dalim nga kjo situatë. Unë besoj që në situatë të vështirë nuk është SBASHK-u e as Qeveria por arsimi”, është shprehur kryeministri.

Ai mes tjerash ka bërë të ditur se konsultimet paraprake kanë përfunduar dhe se Projektligji për Pagat në sektorin publik këtë javë do të dalë në dëgjim publik.

“Në Projektligjin për Paga mësimdhënësit do ta kenë koeficientin më të lartë ndonjëherë. Ai do të sigurojë trajtim të barabartë për të gjithë punëtorët e arsimit”, ka thënë kryeministri Kurti.

array(3) { ["date"]=> string(19) "09-13-2022 10:03:26" ["time"]=> string(16) "13/09/2022 10:03" ["update"]=> bool(false) } 13/09/2022 10:03

Jasharaj: Takimi me Qeverinë ishte përmbajtjesor, por nuk ka marrëveshje

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, pas takimit të Këshillit Grevist të BSPK-së me kryeministrin Albin Kurti, tha se bisedimet kanë qenë përmbajtjesore, por nuk është arritur marrëveshje për ndërprerjen e grevës.

Në një deklarim për media, Jasharaj bëri të ditur se në këtë takim kanë paraqitur kërkesat e grevistëve, të cilat tha se janë legjitime, ndërsa në anën tjetër krerët e Qeverisë kanë folur për angazhimet e tyre për t’i plotësuar ato kërkesa.


“Sapo dolëm nga një takim shumë kohë i pritur. Takimi ishte i gjatë, të dy palët i dhanë idetë e tyre. Ne ia rikujtuam kryeministrit Kurti kërkesat tona legjitime. Ata na treguan prapë për angazhimet që i kanë bërë. Takimi ishte përmbajtjesor, por për momentin asgjë s’kemi ndryshime”, u shpreh ai.

“Temë e nxehtë ishte edhe pakoja e fundit e Qeverisë. Ne insistuam që shtesa prej 50 eurosh e cila nuk është pranuar nga asnjë grevist në Kosovë të lëvizë. Ishim të gatshëm të bëjmë një kompromis të vogël, por Qeveria mbeti te ajo shuma e proklamuar me pakon”.

Jasharaj tutje tha se shpreson që dialogu social mes grevistëve dhe Qeverisë të vazhdojë e kryeministri të mos ua mbyll dyert.

“Lajm i mirë është që dialogu tashmë ka filluar. Por, situatën e kemi të njëjtë sepse 50 eurot e Qeverisë nuk janë pranuar nga grevistët”.

array(3) { ["date"]=> string(19) "09-13-2022 09:57:02" ["time"]=> string(16) "13/09/2022 09:57" ["update"]=> bool(false) } 13/09/2022 09:57

Kurti, Nagavci dhe Murati mbajnë konferencë për media

Derisa ende po vazhdon takimi i kryeministrit Albin Kurti me Këshillin grevist nga Kryeministria kanë njoftuar për një konferencë për media.

Në njoftim thuhet se kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mbajnë konferencë për media.

Konferenca për media mbahet në orën 11:00.


array(3) { ["date"]=> string(19) "09-13-2022 08:15:27" ["time"]=> string(16) "13/09/2022 08:15" ["update"]=> bool(false) } 13/09/2022 08:15

Jasharaj mbërrin në ndërtesën e qeverisë për takimin me Kurtin

Në objektin e Qeverisë së Kosovës tashmë ka mbërritur kryesuesi i Këshillit Grevist të BSPK-së, njëherish edhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj për të takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Jasharaj ishte i shoqëruar nga kryetari i Sindikatës se Administratës Publike, Ali Gashi, Nexhat Llumnica e anëtarë të tjerë.

Ky takim po zhvillohet pas ftesës që shefi i ekzekutivit i bëri Këshillit Grevist të cilët nga 25 gushti janë në grevë.


Që nga ajo kohë vazhdimisht grevistët kanë kërkuar takim me Kurti, i cili po ndodhi në javën e tretë të grevave.

Grevistët, përfshirë edhe punëtorët e arsimit, janë në grevë me kërkesat kyçe 100 euro deri në hyrje në fuqi të Ligjit të pagave.

Vazhdimisht Këshilli Grevist ka akuzuar qeverinë se nuk po i fton në takim, kurse në fundjavë Kurti takoi vetëm kreun e BSPK-së, Atdhe Hykolli.

Kjo është javë ë tretë që nxënësit e Kosovës nuk po mbajnë mësim, e kjo është konsideruar e dëmshme për ta. Të pakënaqur më këtë situatë janë shprehur edhe Këshilli i Prindërve.

Në trend Lajme

Më shumë
Departamenti Amerikan i Shtetit shpjegon pse u pezulluan të gjitha fondet e ndihmës

Departamenti Amerikan i Shtetit shpjegon pse u pezulluan të gjitha fondet e ndihmës

Lajme
Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse

Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse

Lajme
A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike

A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë

Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë

Lajme
Gjykimi për vrasjen në lagjen “Tusus” të Prizrenit, i akuzuari thotë se viktimën e kishte goditur me thikën e vëllait të tij

Gjykimi për vrasjen në lagjen “Tusus” të Prizrenit, i akuzuari thotë se viktimën e kishte goditur me thikën e vëllait të tij

Drejtësi
Si identifikohen dokumentet e falsifikuara dhe cilat janë më të shpeshtat në Kosovë, flet kryeshefi i Forenzikës

Si identifikohen dokumentet e falsifikuara dhe cilat janë më të shpeshtat në Kosovë, flet kryeshefi i Forenzikës

Lajme
Kalo në kategori