LAJMI I FUNDIT:

Greva e punëtorëve bllokon fluturimet, ushtria shqiptare zbarkon në Aeroportin e Rinasit

Greva e punëtorëve bllokon fluturimet, ushtria shqiptare zbarkon në Aeroportin e Rinasit

Policia ushtarake dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit. Kjo lëvizje e policisë vjen për shkak të grevës të nisur nga kontrollorët e AlbControl ditën e sotme.

Kontrollorët e trafikut ajror të AlbControl kanë ndalur punën pas uljes së pagave nga 4400 dollarë në 2400 dollarë me argumentin se kanë stres, për pasojë sot janë anuluar të gjitha fluturimet nga Aeroporti i Rinasit. Një gjë të tillë, ministrja e Infrastrukturës në Shqipëri, Belinda Balluku e ka quajtur një grusht shteti, ku janë të përfshirë ish- kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta.

Në një deklaratë për media, Balluku u shpreh se për shkak të pandemisë, trafiku ajror është ulur dhe paga e tyre nga 4400 dollarë në vitin 2019, ka rënë në 2490 dollarë.


Ministrja theksoi se trafiku ka rënë me 57% dhe kontrollorët janë paguar me 43%, në bazë të trafikut ajror, njofton Tch.

Balluku paralajmëroi se me bllokimin e trafikut ajror në Rinas nga greva e kontrollorëve do të merren masa ligjore, pasi ky është cenim i sigurisë kombëtare. Ajo tha se kontrollorët kanë përveç pagave të larta edhe privilegje të tjera, si fakti që punojnë vetëm 17 ditë në muaj, apo 205 ditë në vit.

Kërkesat e kontrollorëve
– Rikthim i kolegëve në punë;
– Shfuqizim i vendimeve të bordit;
– Rikthimi i pagës së plotë sipas kontratës kolektive;
– Transparencë financiare e plotë për vitin 2020;
– Një anëtar sindikate të jetë anëtarë bordi.

Janë 13 fluturimet e anuluara që ishin parashikuar për ditën e sotme:

✈Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim

✈Wizz Air – Tiranë – Milano dhe kthim

✈Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim

✈Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim

✈Air Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim

✈Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim

✈Wizz Air – Tiranë – Bergamo dhe kthim

✈Air Albania – Tiranë – Bergamo dhe kthim

✈Austrian – Tiranë – Vjenë dhe kthim

✈Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim

✈TUI – Tiranë – Bruksel dhe kthim

✈Air Albania – Tiranë – Romë dhe kthim

✈Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Drejtësi
Kalo në kategori