Varfëria është anë e mbanë e dukshme. Pushime masive nga puna, paga të shkurtuara, tatime në kuota rekord.
Që prej krizës së borxheve shumë grekë luftojnë për mbijetesë ekonomike. Ata gjejnë rëndom si rrugëdalje evazionin fiskal duke mos lëshuar fatura. Por shteti që llogarit humbje prej rreth 10 miliardë euro në vit nga të ardhurat prej tatimeve synon t’i japë fund kësaj e ka vënë në veprim policinë tatimore. Kjo e fundit ka tashmë kompetenca të zgjeruara dhe mund të gjobisë e madje edhe t’i ndalojë bizneset, që kapen në mënyrë të përsëritur duke abuzuar me faturat. Me masa të tilla radikale synohet që klima në vend të ndryshojë. Aktivteti i intensifikuar i policisë tatimore ka nisur të japë edhe frytet e para, gjërat kanë nisur të ndryshojnë pozitivisht.
Tina Papoti dhe Nikos Tsepenekos janë dy ndër nëpunësit e policisë tatimore, të cilët çdo natë dalin për kontroll në lokalet e Athinës në ndjekje të atyre që bëjnë evazion fiskal. Në një lokal në shëtitoren “Plaka” ata i kërkojnë pronarit t’u tregojë faturat në vlerën mbi dhjetë cent nga xhiroja ditore. Në çdo faturë shënohet se sa kupona ka shitur gjatë ditës pronari i lokalit. Kjo është një e dhënë e rëndësishme për policionë tatimore. Sepse shpesh klientët nuk marrin faturë. Me një taksë 24% mbi vlerën e shtuar joshja është e madhe për t’iu shmangur asaj e për t’i futur në xhep këto para. Pronari i lokalit të sapo kontrolluar kapet për herë të dytë duke abuzuar me faturat.
Ai pretendon se disa nga faturat e paraqitura, kanë qenë vetëm porosi e klientit dhe jo faturë e mirëfilltë, por kjo nuk i ka bindur kontrollorët. Si rrjedhojë gjoba për të tani dyfishohet në 500€. Ai nuk do të flasë para kameras. Ndërkohë që disa klientë jashtë lokalit shprehin mirëkuptim për pronarin: “Nëse do të kishim taksa më të ulëta, apo nëse paratë do të derdheshin në arkën sociale, atëherë kjo që bën pronari i lokalit nuk është në rregull. Por në situatën aktuale që kemi ne, ku të gjitha këto mungojnë, nuk mund ta akuzosh atë. Ne kemi nevojë për më shumë kontrolle të këtij lloji, në mënyrë që sipërmarrësit ta kuptojnë, se duhet të japin fatura dhe të paguajnë taksat”.
Mëngjesin tjetër: Orar kontrolli në një dyqan antikitetesh në qendër. Në një cep të rrugës televizioni grek pret policinë tatimore. Një ligj u lejon atyre tani mbylljen e dyqaneve (nëse kapen në mënyrë të përsëritur me shkelje) në raste të rënda – dhe kësaj i shtohet edhe demaskimi mediatik. Edhe kjo është pjesë e ashpërsisë së re greke. E këtë tani e ndjen fort shitësja e antikiteteve, Irina Safela. Pavarësisht se abuzimi i saj ka të bëjë vetëm me disa qindra euro të padeklaruara. “Për biznesmenët në Greqi jeta është bërë ferr. Ka ditë kur ne nuk kemi asnjë xhiro, asnjë euro nuk marrim e megjithatë na duhet të paguajmë tatime të larta dhe këtyre u shtohen edhe gjobat, ky është një problem i madh.” Në fund dyqanit i vihet edhe vula, në mënyrë që edhe klientët ta dinë, se këtu nuk është paguar taksa mbi vlerën e shtuar.
Nëpunësja e zyrës fiskale, Tina Papoti, mendon, se “ky është mjeti më efikas i yni për ta ndryshuar sjelljen e njerëzve. Gjobat nuk janë shumë të larta, por mbyllja e dyqanit u ngjall frikën atyre. Nëse ata nuk mund të shesin më për 48 orë, kjo e dëmton rëndë biznesin e tyre.”
Tina Papoti flet disa gjuhë të huaja, si vajza e një piloti ajo ka jetuar në SHBA dhe në Gjermani. Atje ajo ka velrësuar kryesisht faktin, që njerëzit në pjesën më të madhe e mbështesin shtetin e tyre. “Unë kam parë në botën e jashtme, që në vendet ku njerëzit e mbështesin shtetin, gjërat funksionojnë më mirë. Shpresoj, që dikur edhe në Greqi të pranohet ky mentalitet. Ne na duhet vetëm më shumë disiplinë dhe organizim.”
Ndërsa një tjetër pronar lokali argumenton situatën e vështirë të biznesmenëve të vegjël: “Për ne, sipërmarrjet e vogla familjare, kjo nuk është e lehtë. Gruaja ime, djali dhe vajza ime, ne të gjithë punojmë këtu. Ne kemi vetëm një të punësuar si pjatalarës. E megjithatë mezi e përballojmë, kuota e sigurimit social na merr frymën. Por çfarë të bëj, dikur unë duhet të dal në pension.”
Që pas formularëve dhe gjobave fshihen fate njerëzore, kjo i prek edhe policët tatimorë Tina Papoti dhe Nikos Tsepenekos. Megjithatë në anën tjetër janë shifrat që flasin një gjuhë të kthjellët. Një e treta e ndërmarrjeve u shmanget tatimeve. Mezazhi i qeverisë është i prerë: ruajuni: Tina Papoti: “Tani për tani ata thjesht kanë frikë prej nesh. Por dikur ata do të mësohen me vizitat tona dhe këto kontrolle do të jenë mëse normale. Shpresoj, që brezi i ardhshëm të mendojë ndryshe.” Fryma ka ndryshuar ndërkohë. Abuzimi me tatimet po bie. Varfëria dhe papunësia megjithatë mbeten – në një vend që ka tatimet më të larta në Evropë. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si do të ndikojnë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikën në çmimet e karburantit në SHBA?

Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi