Kreu i diplomacisë greke, Nikos Kotzias, këtë javë pritet që të qëndrojë në Shkup, në kthim të vizitës që homologu i tij maqedonas, Nikolla Dimitrov, realizoi në Athinë.
Por, mediat greke publikojnë se pritshmëritë nga kjo vizitë janë të vogla. “To Vima” vë në dukje se pala greke do të përpiqet të lëvizë në një vijë të mesme, ku nga njëra anë nuk do të lejojë Shkupin që të përvetësojë frymën konstruktive të muajve të fundit dhe nga ana tjetër të bëjë të qartë se ende nuk janë krijuar premisat për një zgjidhje të shpejtë të mosmarrëveshjes për çështjen e emrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Qeveria e re e Maqedonisë dëshiron përshpejtimin e integrimit euroatlantik, e më së pari anëtarësimin në NATO, madje ka propozuar që ky anëtarësim të bëhet me emrin provizor të vendit, pra Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë. Por, Athina e ka kundërshtuar me argumentin se kjo bie ndesh me vendimin e Samitit të Bukureshtit të vitit 2008, ku vendet anëtare të NATO-s kanë rënë dakord që Maqedonia do të bëhet pjesë e Aleancës vetëm nëse zgjidhet çështja e emrit”, shkruan “To Vima”.
Ministri i jashtëm grek do të arrijë në Shkup në rrugë tokësore, përmes Selanikut, për të shmangur aterimin në aeroportin e Shkupit, i cili prej vitit 2006 ka marrë emrin “Aleksandri i Madh”, duke shkaktuar kështu reagimet e ashpra në Athinë, që e akuzon Maqedoninë për uzurpim të historisë.
Sipas tyre, një nga temat kryesore të diskutimit të Kotzias me autoritetet në Shkup do të jetë pikërisht diskutimi për masat e krijimit të besimit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë