LAJMI I FUNDIT:

Grenlandë, 124 liqene thahen për pesë ditë

Grenlandë, 124 liqene thahen për pesë ditë

Liqenet në Grenlandë po thahen si pjesë e një “reaksioni zinxhiror” që mund të shkaktojë shembjen e plotë të akullnajave, tërheqin vërejtjen shkencëtarët.

Grenlanda aktualisht është duke humbur rreth 260 miliardë tonë akull në oqean çdo vit dhe këto shifra vazhdojnë të shënojnë rritje.

Tash, shkencëtarët kanë zbuluar një kërcënim të ri për stabilitetin e akullnajave – një seri e liqeneve të përkohshme, të cilat janë duke u shterë në një veprim zinxhiror.


Kjo ndikon që uji dhe nxehtësia të kalojnë nën akullnaja, duke i bërë ato të paqëndrueshme.

Studiuesit janë të shqetësuar se shembja e akullnajave nga ky veprim zinxhiror i tharjes mund të ndodhë më shpejt se sa pritej dhe kjo do të ngre nivelin e detit.

Studimet e fundit kanë gjetur se 124 liqene janë tharë për vetëm pesë ditë. /kp/Telegrafi/