Gremio finalisti i parë në Kampionatin Botëror për klube, mposhtin Pachucan (Video)

Gremio ka shënuar fitore ndaj Pachucas vetëm pas vazhdimeve më rezultat 1-0.
Një fitore e vuajtur, por shumë e vlefshme e brazilianëve në gjysmëfinalen e parë të Botërorit të klubeve.
Në Al Ain të Emirateve të Bashkuara Arabe, 90 minutat e kohës së rregullt ishin në baraspeshë totale, madje Pachuca u shfaq në disa raste e rrezikshme me ish lojtarin e Milanit, japonezin Keisuke Honda.
Në shtesë gjithsesi Gremio ishte ajo që shënoi në minutën e 94-të.
Ishte Everton që shënoi një gol të bukur dhe i dha fitoren skuadrës së trajnerit Renato Gaucho.
Në minutën e 110 meksikanët mbetën edhe me një lojtarë më pak pasi Guzman u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari Felix Brych.
Tashmë mbetet të zhvillohet edhe ndeshja mes Real Madridit dhe Al Jaziras, për ta kuptuar finalistin e radhës. /Telegrafi/














































