Grealish emëroi shokët e skuadrës së Man City që mund të mposhtin Gorillën në një betejë "100 kundër 1"
Jack Grealish është bërë pjesë e debatit viral nëse 100 njerëz mund ta mposhtin një gorillë.
Kjo sfidë është nxitur nga një postim në X nga YouTuber-i, MrBeast, i cili sugjeroi një përballje të 100 individëve kundër një gorille përpara se ta fshinte atë.
Opinionet janë të ndara, me shumë që favorizojnë forcën brutale të gorillës. Por, Grealish nuk është dakord.
Ylli i Anglisë dhe Manchester Cityt beson se 25 persona do të mjaftonin, duke përfshirë edhe shokët e ekipit Erling Haaland, Ruben Dias dhe Phil Foden për ndeshjen.
Në një intervistë për Sports Direct, ai tha me shaka: "100 persona, lehtë! Një gorillë peshon rreth 250 kilogramë, sa dy Tyson Fury - jo shumë".
Ai do t’i bashkohej më vonë, duke i lënë lojtarët më të rinj si Foden dhe Rico Lewis të merrnin goditjen e parë, i bindur se 50 prej tyre, përfshirë edhe lojtarët e mëdhenj, do të triumfonin. /Telegrafi/






























