Dhe nuk janë vetëm djem ata që i janë bashkuar ISIS-it. Janë mbi 40 gra nga Kosova, të lindura kryesisht gjatë të 90-ta, që i janë bashkuar kësaj organizate terroriste.

Laura Hyseni ishte një adoleshente tipike e Kosovës, dilte me shoqet nëpër kafene dhe bare dhe nuk i shkaktonte shumë telashe prindërve të saj me mendje të hapur.


“Ajo mund të merrte një taksi dhe të shkonte nëpër takime nëpër kafene me miqtë e saj në qytet. Vishej njësoj si moshataret e saj – në disa raste me minifunde apo me xhinse.

Ajo qe shumë moderne”, thotë Faik Uksmajli, djali i të cilit, Arbnori, u martua me të. Lotët i rrjedhin në faqe ndërsa ai kujton, i ulur në një karrige druri në ballkonin e tij në Nerodime të Epërme, një fshat i vogël në rrafshnaltën bujqësore që rrethon qytetin e tretë më të madh në Kosovë, Ferizaj. Jo shumë larg prej këtu gjendet baza kryesore e Ushtrisë Amerikane në Kosovë, Kampi “Bondstill”.

Uksmajli tregon se Arbnori dhe vëllai i tij më i vogël, Alberti, ishin të shoqërueshëm dhe të hapur njësoj si Laura, por pastaj atyre të treve diçka e tmerrshme u ndodhi vitin e kaluar. “Brenda vetëm pak muajsh, hoxha i fshatit dhe bashkëshortja e tij ua shpëlanë trurin”, thotë ai.

Ata u bënë myslimanë striktë dhe u shkëputën nga miqtë dhe rrethi i tyre. Arbnori lëshoi mjekrën, veshi pantallona treçerekëshe, dhe fliste vazhdimisht për Shamin, emri fetar për tokën e Sirisë...(Hulumtimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri). 

5(217)

Qamile Tahiri, me dy fëmijët e saj në Siri. Burri është vrarë, por vazhdon të rekrutoj nga Siria përmes Internetit gra e vajza nga Kosova! 

1(386)

Vajza nga Mitrovica, Shqipe Ajdini, udhëheqëse e kampit të grave në ISIS

2(387)