LAJMI I FUNDIT:

Gratë e PDK-së reagojnë ndaj deklaratës së Sami Kurteshit

Gratë e PDK-së reagojnë ndaj deklaratës së Sami Kurteshit

Grupi i grave të Partisë Demokratike të Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës fyese të anëtarit të Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, ndaj ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha.

PDK  thekson se ish-Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, përdori  gjuhë fyese ndaj një ministreje e gruaje dhe gjuha e tillë është papranueshme.

Kurteshi i VV-së fyen rëndë ministren e Drejtësisë
Lexo po ashtu Kurteshi i VV-së fyen rëndë ministren e Drejtësisë

“Si ish-drejtues i institucionit  të Avokatit të Popullit e që kishte mision të  mbrojë të drejtat e qytetarëve, përfshirë të drejtën e gruas e të familjes, Sami Kurteshi, do të duhej të tregohej më i përmbajtur në deklaratat e tilla publike, sidomos ndaj një femre që përfaqëson një dikaster qeveritar. Lëvizja Vetëvendosje duhet të distancohet nga një gjuhë e tillë, ndryshe heshtja e tyre është miratim ndaj këtij fjalori ofendues. Kjo vlen edhe për Shoqërinë Civile dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim.


Grupi i grave të PDK-së theksojnë se edhe institucionet kompetente duhet të marrin qëndrim karshi deklaratave të tilla të zyrtarëve politikë.

“Gruaja Demokratike mbështet fuqishëm punën e ministres Dhurata Hoxha dhe e inkurajon atë që të vazhdojë me reformat e filluara në dikasterin që ajo drejton”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja

Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori