Grabitje në Gjilan, policia arreston një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së hënë në Gjilan ka ndodhur një grabitje.
Siç njofton Policia e Kosovës rasti ka ndodhur rreth orës 15:00, transmeton Telegrafi.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka grabitur nga viktima mashkull kosovar para të gatshme. Paratë e grabitura i janë konfiskuar dhe kthyer viktimës”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
21/07/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































