Një tentim grabitje ka ndodhur rreth orës 16:00 në afërsi të shkollës fillore “Elena Gjika” në Prishtinë, ku një person dyshohet se i ka këputur një gruaje zinxhirin e arit nga qafa.

Siç mëson Telegrafi nga vendi i ngjarjes, prokurori i Krimeve të Rënda, Arben Hoti, i cili ndodhej jashtë detyrës zyrtare me një person tjetër në momentin e incidentit kanë ndërhyrë menjëherë pasi kanë parë rastin.


Ata kanë ndjekur të dyshuarin deri në rrugën “Ilaz Agushi” (rreth 500 metra), ku më pas Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë personin e dyshuar.

Telegrafi ka tentuar të kontaktojë Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacion rreth rastit, por deri në momentin e publikimit nuk ka marrë përgjigje. /Telegrafi/