Në mënyrë që me lehtësi dhe elan t’i bëni të gjitha obligimet ditore, është me rëndësi që ditën ta filloni në mënyrën e drejtë

Pija nga pemët dhe perimet e freskëta në çast ngre energjinë, transmeton Telegrafi.


Thjesht përgatitet dhe mund të pihet në cilëndo kohë të ditës.

Përbërësit:- 50 g panxhar të ri,- 2 panxharë të kuq të freskët,- 1 karotë,- 1 portokall,- 1 lugë e vogël mjaltë,- pak xhenxhefil,- 2 lugë të vogla lëng limoni,- gjysmë luge të vogla shafran,- 2 dl ujë,- 1 kub akull.Përgatitja:

Portokallin dhe panxharin e kuq qërojeni, karotën dhe pak xhenxhefil grini në rende, dhe të gjithë përbërësit qitni në blender dhe përzieni.

/Telegrafi/