LAJMI I FUNDIT:

Gostivari dhe Voska vazhdojnë garat në Kupën e Maqedonisë së Veriut

Gostivari dhe Voska vazhdojnë garat në Kupën e Maqedonisë së Veriut

Ekipet e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, Voska dhe Gostivari vazhdojnë paraqitjet e tyre në Kupën e Maqedonisë së Veriut, pasi mundën Bashkimin, respektivisht Pobedën, njofton Telegrafi.

Pasditen e sotme u luajtën tri ndeshjet e fundit të 1/16 në kuadër të Kupës së Maqedonisë së Veriut, kështu që tani më anë mësuar edhe ekipet që kaluan në fazën tjetër, e ata janë Gostivari, Voska Sporti dhe Makedonija Gj.P.

Në stadiumin “Boris Trajkovski” të Shkupit, favoriti i madh, Gostivari mposhti me rutinë 3:1 Pobedën dhe arritën të kalojë në 1/8 e finales. Me golat e Ivanovskit, Mashikes dhe Ajdinit, nuk e pati aspak vështirë të kalojë pengesën nga Prilepi.


Voska Sporti arriti të festojë me rezultat 0:2 ndaj Bashkimit të Kumanovës. Dy golat u shënuan në minutat e fundit. Fillimisht Donart Ibrahimi shënoi në minutën e 89-të për 0:1, ndërsa në minutën e 90+3 për 0:2 shënoi Clinton Osei nga penalltia.

Në Strumicë ndeshja mes Bellasicës dhe Maqedonisë Gj.P u vendos me penallti. Pas barazimit 2:2 në pjesën e rregullt të takimit, mysafirët nga Shkupi, Makedonija Gj.P ishin më të saktë nga pika e bardhë e penaltisë.

Kështu ekipet e Gostivarit, Voskës dhe Makedonija Gj.P, iu bashkuan Strugës,  Shkupit, Shkëndijës, Besës, Shkendijës së Haraçinës, Arsimit, Tikveshit, AP Brerës, Bregallnicës, Sileksit, Detonit, Pelisterit dhe Vardarit që do të presin shortin për ndeshjet e 1/8 së finales së kësaj gare. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Boks
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Rio Ferdinand tregon katër lojtarët që nuk kanë kapacitet për të luajtur nën drejtimin e Amorim

Rio Ferdinand tregon katër lojtarët që nuk kanë kapacitet për të luajtur nën drejtimin e Amorim

Premier League
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Zbulohet shifrat saudite nga e cila Real Madridi rrezikon të humbasë Vinicius Jr këtë verë

Zbulohet shifrat saudite nga e cila Real Madridi rrezikon të humbasë Vinicius Jr këtë verë

Ligat tjera
Kalo në kategori