Rreth 2.200 fëmijë të prekur nga gripi janë trajtuar në repartin pediatrik pranë spitalit të Gostivarit për periudhë kohore prej një muaj e gjysëm, konkretisht nga fillimi i dhjetorit të vitit të kaluar e deri më sot. Shefi i këtij reparti, mjeku specialist i pediatrisë, Visar Muça thekson se viroza e stinës te fëmijët fillon nga nëntori dhe zgjat deri në fund të marsit. Por, piku thotë ai, është pikërisht gjatë kësaj periudhe dhe krahasuar me vitet e kaluara, sivjet numri i fëmijëve të prekur nga gripi, ka shënuar rritje. Rastet më të zakonshme janë me pneumoni dhe bronko-pneumoni, ndërsa rasti më i rëndë gjatë kësaj periudhe ka qenë trajtimi i një fëmije për tre javë nga infeksioni në mushkëri.
“Tashmë jemi në pikun e gripit, gjë e cila manifestohet me një numër të madh të pacientëve, gjegjësisht kontrolleve të shumta. Gjatë muajt dhjetor, apo brenda ditës për 24 orë, kemi patur diku nga 50-60 kontrolle në ditë. Muajin dhjetor e kemi mbillur me diku 1.500 kontrolle. Ditëve të fundit ka shenja të përmirësimit të gjendjes, por në krahasim me vitet tjera, këtë vit gripi ka një vrull më të madh”, deklaron Visar Muça, shef i repartit pediatrik në Gostiva.
Fëmijët ndryshe nga të rriturit, janë më infektues dhe më transmetues të gripit. Një ndër arsyet kryesore të kësaj është se fëmijët kanë imunitet më të dobët, thotë Muça. Për këtë, sqaron ai, edhe kohëzgjatja e simpotmave në krahasim me të rriturit, te fëmijët zgjat më shumë.
Normalisht gripi te fëmijët zgjatë mesatarisht 5-7 ditë, por kur kemi komplikime shkon dy deri në tre javë ku simptomë më të shpeshtë të gripit te fëmijët e hasim temperaturën e lartë me mbi 38 e cila fillon në çdo katër, gjashtë apo dymbëdhjetë orë. Simptomat e tjera të përgjithshme janë: dhimbje fyty, dhimbje të gjymtyrëve dhe trupi, disa fëmijë më të mëdhenjë me moshë mbi tetë vite paraqesin edhe kokëdhimbje, pastaj sekret nga hundët, humbja e oreksit, plogështi, lodhje”, deklaron Visar Muça, shef repartit pediatrik në Gostiva.
Gripi, thekson mjeku pediatër Visar Muça, është infeksion virusal dhe dhe nuk trajtohet me antibiotikë.
“Trajtimi i gripit varet nga vetë paraqitja e simptomeve dhe kur flasim për fëmijët që kanë simptoma të gripit, u jepet terapi simptomatike me ‘Paracetamol’ dhe ‘Ibuprofen’ nëse fëmijët kanë temperaturë të lartë apo dhimbje muskulare, të trupit dhe kokës. Mandej shkohet me terapi lokale për kollë e cila duhet të zgjasë diku pesë ditë dhe e cila në fillim është e thatë, por nëse vazhdon sëmundja atëherë mund të kemi komplikime dhe kalon në kollë të lagët. D.m.th. pa antibiotikë dhe shfrytëzojë rastin të bëjë apel deri te prindërit dhe mjekët amë mos japin me vetëiniciativë antibiotik dhe assesi preparata apo sirupe për kollitje, sidomos te fëmijët ndër moshën tre vjeçare. Ndërsa, te rastet ku kemi komplikime dhe kohëzgjatja e simptomave kalon mbi shtatë ditë, komplikimet mund të jenë të ndyshëm, te sytë, infeksione të veshit dhe traktit respirator, gjegjësisht të mushkërive. Në këto raste në kombinim me laboratorinë me analiza të gjakut dhe kemi vlera të rritura inflamatore, atëherë trajtimi fillon me antibiotikë”, deklaron Visar Muça, shef repartit pediatrik në Gostiva.
Ai apelon kur ajri është i ndotur, fëmija të mos dalë jashtë pa nevojë.
“Ndotja e ajrit është nga shkaqet kryesore, sidmos edhe për transmetimin e sëmundjeve, por edhe për vetë arsyen e vetë sëmundjes sidomos te fëmijët. E ceka më herët se fëmijët e kanë imunitetin më të dobët dhe janë më të ndjeshëm në çdo lloj infeksioni. Në gjithë botën por edhe këtu te ne ndotja e ajrit sidomos dimrit është më e lartë dhe normalisht se ndikon në shëndetin e fëmijëve, sidomos ndikon te sëmundjet respiratore te fëmijët ku më infektuese dhe më ngjitëse është gripi”, deklaron Visar Muça, shef i repartit pediatrik në Gostivar.
Muça rekomandon që fëmijët e sëmurë nga gripi të izolohen në shtëpi dhe mos dërgohen në kopësht apo shkollë, pasi shumë lehtë mund ta transmetojnë sëmundjen te fëmijët e tjerë. Apelon për higjientë të lartë dhe konsumim të sa më shumë ushqimeve dhe lëngjeve të pasura me vitamina dhe minerale./TV GLOBI/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Mori 500 euro ryshfet, arrestohet oficeri i krimeve në policinë e Tiranës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/ryshfeti-policia-380x233.jpg)
Mori 500 euro ryshfet, arrestohet oficeri i krimeve në policinë e Tiranës
![Përkujtohet heroi Agim Ramadani, Gërvalla: Ishte lider me vizion të qartë për Kosovën e lirë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/669542-aJsLlW5vmq-1-380x233.jpg)
Përkujtohet heroi Agim Ramadani, Gërvalla: Ishte lider me vizion të qartë për Kosovën e lirë
![Po përgatitet tenderi për blerjen e stacionit të ri për kompresor në klinikat e Shkupit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Spital-mk-new-380x233.jpg)
Po përgatitet tenderi për blerjen e stacionit të ri për kompresor në klinikat e Shkupit
![Aksident mes disa automjeteve në Mitrovicë, vdes motoçiklisti](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/aksidenti-mitro-380x233.jpg)
Aksident mes disa automjeteve në Mitrovicë, vdes motoçiklisti
![Ka ndërruar jetë Isuf Kadriu, zv.kryeredaktori i televizionit Alsat](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Isuf-Kadriu-380x233.jpg)
Ka ndërruar jetë Isuf Kadriu, zv.kryeredaktori i televizionit Alsat
![Pas 15 vitesh, identifikohet edhe një autor i vrasjes së ish-agjentit të antidrogës në Shqipëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/rpland-rexhepi-380x233.jpg)
Pas 15 vitesh, identifikohet edhe një autor i vrasjes së ish-agjentit të antidrogës në Shqipëri
![Vdes në QKUK njëri nga të të lënduarit në aksidentin e mbrëmshëm në Zonën Industriale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/aksidenti-fushe-kosove-380x233.jpg)
Vdes në QKUK njëri nga të të lënduarit në aksidentin e mbrëmshëm në Zonën Industriale
![Presidentja Osmani dhe ambasadori Britanik diskutojnë për zhvillimet politike dhe bashkëpunimin ushtarak](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/takimi-osmani-rohde-380x233.jpg)
Presidentja Osmani dhe ambasadori Britanik diskutojnë për zhvillimet politike dhe bashkëpunimin ushtarak
![Dritan Goxhaj: Serbia i sheh shqiptarët si rrezik, po blen armë kudo - ne nuk po armatosemi njësoj si ta](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Dritan-Goxhaj-380x233.jpg)
Dritan Goxhaj: Serbia i sheh shqiptarët si rrezik, po blen armë kudo - ne nuk po armatosemi njësoj si ta
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![FSK së shpejti me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/baza-ushtarake-380x233.jpg)
FSK së shpejti me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_2-92-380x233.jpg)
"Unë e konsideroj Kosovën si fqinje", Suljagiq: Serbia ka arritur ta largojë Bosnje dhe Hercegovinën nga Kosova
![Trajnerët italianë po dominojnë në Euro 2024 - shkolla e tyre është arsyeja se pse](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/italianet-1212-380x233.jpg)
Trajnerët italianë po dominojnë në Euro 2024 - shkolla e tyre është arsyeja se pse
![Ndeshja u ndërprere katër herë për shkak të ndërhyrjes së tifozëve - Ronaldo ia plotësoi dëshirën një tifozi të vogël](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-22-202412-380x233.png)
Ndeshja u ndërprere katër herë për shkak të ndërhyrjes së tifozëve - Ronaldo ia plotësoi dëshirën një tifozi të vogël
![Sigurimi i shkakton lëndim yllit të Portugalisë duke ndjekur tifozin që hyri në fushë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/ramos-380x233.jpg)
Sigurimi i shkakton lëndim yllit të Portugalisë duke ndjekur tifozin që hyri në fushë
![Robin Hranac, lojtari më pafat deri tani në Euro 2024](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-22-235523-380x233.png)
Robin Hranac, lojtari më pafat deri tani në Euro 2024