Me kalimin e ditëve gjithnjë e më shumë po humb interesimi i qytetarëve të rajonit të Gostivarit për t’u vaksinuar me vaksinat anti-kovid.
Koordinatorja e vaksinimit në Gostivar, mjekja Dafina Bogdanovska thotë se në dispozicion të qytetarëve janë vaksinat “Pfizer” me afat përdorimit deri në qershor 2022 dhe “Sinovac” me afat deri në vitin 2023.
“Orari i punës në pikën e vaksinimit është nga ora 08:00 deri në ora 15:00. Do apeloja qytetarët të mos lirohen shumë sidomos me atë se ka rënë numri i të sëmurëve në Gostivar dhe se nuk qenka diçka e madhe nëse nuk pranojnë vaksinë. Do thoja se vaksina e mbron njeriun dhe me atë mbrohet edhe rrethi, pasi do thoja se ka fëmijë dhe qytetarë të tjerë të sëmurë nga sëmundje të tjera dhe nuk mund të vaksinohen dhe ekziston rreziku për infektim. Do theksoja edhe atë se popullata mbi 65 vjeç që kanë sëmundje tjera, komorbiditete, sidomos sëmundje malinje, kronike, diabet është e preferuar të vijnë të vaskinohen edhe me dozën e tretë”, deklaroi Dafina Bogdanovska, koordinatore e vaksinimit në Gostivar.
Nga data 1 mars ka filluar edhe fushata e “motivimit”, me apele përmes SMS porosive për vaksinim.
“Ndoshta gjatë kësaj periudhe qytetarët do të pranojnë edhe SMS porosi në telefonat e tyre celularë apo thirrje telefonike, thjeshtë për rikujtim se duhet të vijnë të pranojnë ose dozën e tretë për ta riparuar imunitetin ose ata që nuk janë të vaksinuar, ta pranojnë dozën e parë”, deklaroi më tej mjekja Bogdanovska.
Gostivari mbetet ndër qytetet me më pakë banorë të imunizuar. Mjekja Bogdanovska thotë se shfuqizimi i certifikatave do ta ulë edhe më shumë interesimin. Megjithatë, thekson se nëse duam t’i heqim edhe maskat, sidomos te fëmijët, konkretisht nxënësit, patjetër të imunizohemi.
“Ndoshta rreth 7.000, por prap përqindja e të vaksinuarve në Gostivar është shumë e vogël, diku rreth 34 % nga ajo që kam lexuar së fundmi. Përqindje e mirë e vaksinimit të popullatës gjithmonë llogaritet, pavarësisht me cilën vaksinë, kur kemi mbi 90 %. Duke e parë këtë përqindje që kemi dhe ajo që duhet ta kemi, përqindja është shumë e ulët”, sqaron Dafina Bogdanovska, koordinatore e vaksinimit në Gostivar.
Ndryshe, në rajonin e Gostivarit sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, pothuajse çdo ditë regjistrohen nga nga 5 deri në 10 persona të infektuar me COVID-19./TVGLOBI/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi