LAJMI I FUNDIT:

Gorani: Ka dilema se a duhet të formohet parti e re apo të bëhet reformimi i një partie ekzistuese

Gorani: Ka dilema se a duhet të formohet parti e re apo të bëhet reformimi i një partie ekzistuese

Deputeti i Grupit të Deputetëve të Pavarur, Dukagjin Gorani ka folur rreth formimit të subjektit të ri politikë në vend.

Në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se deklarata të cilën e kanë publikuar sot, i hapë rrugë themelimit të një partie të re.

“Një deklaratë e cila i hapë rrugë ndërtimit të një subjekti të ri politikë. Janë parime mbi të cilat pajtohen të gjithë anëtarët e grupit, dhe nuk është e lehtë qe me arrit një pajtueshmëri të tillë, dhe kjo për mua ka qenë një arritje”, ka thënë Gorani.


Ai ka shtuar se ende ka dilema nëse duhet të reformohet ndonjë subjekt aktual ekzistues apo të themelohet një subjekti i ri.

“Një pjesë e grupit tanë kanë pasur takime me partinë Socialdemokrate me qëllim të një ribrendimi të saj. Pra ekzistojnë edhe mundësit e themelimit të një subjekti të ri politikë”, ka thënë Gorani.

Gorani ka folur edhe për kohën kur filluan mospajtimet në Vetëvendosje, duke thënë se nuk e di nëse ai ka qenë shkaktar i këtyre mospajtimeve pas hyrjes së tij në këtë subjekt.

“Mospajtimet kanë filluar qysh kur i jam bashkuar unë VV-së. Ajo që më ka shokuar është mënyra dhe masa në të cilën jam paragjykua. Nuk kam dalë publikisht deri tash sepse nuk kam pasur çka me deklarua. Mendoj se ka qenë dashur deri sot të qartësohet nëse përplasja në VV ka ndodhur si pasojë e hyrjes sime në këtë subjekt”, u shpreh Gorani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Meriman Suka, atashe ushtarak i Republikës së Kosovës në Turqi

Meriman Suka, atashe ushtarak i Republikës së Kosovës në Turqi

Siguri
Cili lloj i ushqimit mund të shkaktojë më së shumti alergji?

Cili lloj i ushqimit mund të shkaktojë më së shumti alergji?

Shëndetësi
Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Kosovë – çfarë tha Rutte pas takimit me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti?

Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Kosovë – çfarë tha Rutte pas takimit me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti?

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Operacioni

Operacioni "Befasia" sekuestron drogë në Mitrovicë - arrestohet një person

Kronika e Zezë
Kalo në kategori