LAJMI I FUNDIT:

Google vjen me telefonat Pixel dhe Pixel XL

Google vjen me telefonat Pixel dhe Pixel XL

Pak ditë pasi Android Central kishte njoftuar se Google do të tërheq Nexus nga linja e produkteve të reja, Android Police thotë se ka emrat e rinjë të pajisjeve nga Google.

Telefonat e ndërtuar nga HTC do të quhen Pixel dhe Pixel XL, duke ripërdorur kështu një firmë të Google që është aplikuar tashmë në Chromebook dhe një tablet Android. Marka e HTC duket se nuk do të shfaqet në pajisje.

Thashethemet për këto dy pajisje kanë qarkulluar tashmë online për një kohë. Pajisja më e vogël prej 5 inç është koduar me emrin Sailfish ndërsa modeli me ekran 5.5 inç thirret me emrin Marlin.


Në qershor, Android Police kishte sugjeruar se Sailfish dhe Marling do të posedojnë procesorët Qualcomm, RAM memorie prej 4GB, kamera prej 12 megapikselëve.

Dallimi i vetëm në pajisje raportohet të jetë ekrani dhe bacteria më e fuqishme në Marlin.