LAJMI I FUNDIT:

Google Reader shuhet më 1 korrik

Google Reader shuhet më 1 korrik

Google Reader, një nga lexuesit më të njohur në botë të bazuar në RSS, do të shuhet më 1 korrik 2013, është thënë dje sipas njoftimit zyrtar të kompanisë Google.

Gjiganti amerikan i kërkimit është duke e tërhequr shërbimin e saj pas 7 vitesh duke dhënë si arsyetim kryesor "përdorimin në rënie" të shërbimit.

Sipas postimit në blogun e saj, Google thotë se përveç Reader ajo do të mbyll edhe shumë shërbime dhe funksione tjera, si pjesë e nismës së pastrimit "pranveror" të kompanisë – për t’i ndihmuar kompanisë të përqëndrohet në shërbime dhe karakteristika të reja të cilat do të përdoren më shumë. / Telegrafi /