LAJMI I FUNDIT:

Google +: Mbetëm pa hapësirë në disk!

Google +: Mbetëm pa hapësirë në disk!

Shumë përdorues të Google + kanë pranuar një sasi të madhe të njoftimeve nga shërbimi i tyre në pasditen e së djeshmes, ndërsa tani drejtori i rrjetit më të ri social të Google, Vic Gundotra ka një shpjegim për këtë.

"Për rreth 80 minuta ne mbetëm jashtë hapësirës për ruajtjen e të dhënave në diskun që mban gjurmët e njoftimeve," shkruan Gundotra në Google +.

"Prandaj sistemi ynë vazhdoi të provonte dërgimin e njoftimeve, vazhdimisht dhe pa pushim". Duket se përdoruesit janë afektuar në mënyrë direkte nga ky problem.

“Kam marrë një numër të madh të mesazheve të njëjta, të cilat janë përsëritur më shumë se 40 herë. Në iPhone-in tim, megjithatë, kam marrë shumë njoftime nga Google +, të cilat më kanë shkaktuar kokëdhimbje, pasi që kam pranuar më shumë se 41 mesazhe individuale, të cilat kanë qenë të përsëritura” ka thënë një përdorues i rrjetit social të Google.


"Ne nuk prisnim që Google + të jetë kaq shumë i kërkuar, dhe gjithashtu nuk mendonim se kaq shpejtë do të arrinim në këto maja. Por, ne duhet ta kishim menduar një gjë të tillë”, shtoi Gundotra.

Në të vërtetë, duket e çuditshme se si një kompani si Google, me burimet financiare të cilat duket të jenë pafund, të pengohet nga një çështje kaq e thjeshtë, sa mungesa e hapësirës ​​në diskun për ruajtjen e të dhënave. / Telegrafi /