LAJMI I FUNDIT:

Google Drive arrin në 240 milionë përdorues

Google Drive arrin në 240 milionë përdorues

Gjatë ngjarjes Atmosphere Live, përfaqësuesi i Google, Sundar Pichai ka njoftuar se kompania e tij ka arritur që përmes platformës për ruajtjes së të dhënave në “cloud”, përkatësisht produktit Drive, të bëjë 240 milionë përdorues aktivë.

Vitin e kaluar, në muajin qershor më saktësisht, gjiganti amerikan i teknologjisë kishte “vetëm” 190 milionë përdorues në shërbimin e saj Drive.

Ekzekutivi i Google gjithashtu njoftoi se laptopët e linjës Chromebook janë pajisjet më të shitura në sektorin e edukimit në SHBA, dhe se deri tani kanë arritur të marrin rreth 50 për qind të këtij tregu, në krahasim me vetëm 5 për qind të tregut sa kishte para 18 muajve. (Telegrafi)