LAJMI I FUNDIT:

Google Android One zbarkon në Evropë!

Google Android One zbarkon në Evropë!

Google e ka lansuar pajisjen e saj të parë në Android One në Evropë, dhe modeli i saj i parë i telefonit është tani në dispozicion në Spanjë dhe Portugali.

Telefoni i ri i Google quhet Aquaris A4.5 dhe i njëjti do të jetë në dispozicion në Spanjë për 169,90 € dhe në Portugali për 179,90 €.

Pajisja e re mobile e bazuar në Android One vjen me një ekran 4.5 inç në IPS me rezolucion qHD prej 540 x 960 pikselëve dhe pajisja është mundësuar nga procesori quad core 1GHz Mediatek MT6735M.

Karakteristikat tjera të Aquaris A4.5 përfshijnë GPU Mali T720 dhe pajisja vjen me 1GB RAM dhe 16GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave, bashkë edhe me microSD portin për zgjerim.


Telefoni gjithashtu vjen me një abonim tre muaj në Google Play Music, ndërsa i njëjti ka edhe kamerën e pasme me 8MP me një blic të dyfishtë. (Telegrafi)