LAJMI I FUNDIT:

Gonxhja: 42 për qind më shumë vizitorë në sitet kulturore në Shqipëri nga janari në korrik

Gonxhja: 42 për qind më shumë vizitorë në sitet kulturore në Shqipëri nga janari në korrik

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ndau lajmin e mirë se sitet kulturore në Shqipëri kanë pasur një rritje të vizitueshmërisë me 42 për qind krahasuar me një vit më parë.

Bëhet fjalë për periudhën janar-korrik 2024, gjatë së cilës sitet tona kulturore kanë mirëpritur plot 651,796 vizitorë, 23 për qind e të cilëve janë turistë të huaj.

“Shpirti i Shqipërisë është i gjallë në këto monumente, ku historia takohet me të tashmen dhe përcillet ndër vizitorët dhe brezat e të ardhmes”, shkroi ministri Gonxhja në rrjetet sociale.


Më tutje ai renditi vizitorët për kalatë e parqet arkeologjike më të vizituara në vend, ku e para renditet Kalaja e Gjirokastrës me 120,723 vizitorë, nga muzeumet veçohet ai i Krujës dhe më pas renditen parqet arkeologjike të Shkodrës, Butrintit e Apolonisë.

Muzeu “Gjergj Kastrioti” Krujë – 90,955 vizitorë
Parku Arkeologjik Shkodër – 85,806 vizitorë
Parku Arkeologjik Butrint – 84,742 vizitorë
Parku Arkeologjik Apoloni – 68,469 vizitorë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori