LAJMI I FUNDIT:

Gollopeni: Në çdo të 11-ën martesë në Kosovë ndodh një divorc (Video)

Gollopeni: Në çdo të 11-ën martesë në Kosovë ndodh një divorc (Video)

Sociologu Besim Gollopeni ka thënë se ende në shoqërinë kosovare femra trajtohet si “pronë” e burrit dhe për fatin e saj ajo nuk mund të vendos vetë.

Gollopeni, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se pavarësisht se ende qëndrojmë më mirë se vendet perëndimore, divorcet në shoqërinë kosovare janë duke shënuar rritje.

“Sigurisht se ka shumë arsye pse ndodhin divorcet dhe këto ndryshojnë në kohë dhe hapësirë. Por është e saktë se kemi një rritje të numrit të divorceve në Kosovës”.


Ai thotë se në Kosovë lufta ka mundur të ketë ndikuar në ngritjen e divorceve por edhe emigracioni dhe ndryshimet e shpejta sociale e ndikimin e tyre.

“Ne pavarësisht se mund të dukemi si shoqëri e hapur, në thelb ende mbetemi shoqëri patriarkale…Në të kaluarën, femra në Kosovë ka qenë e varur nga burri dhe ajo ka heshtur nga dhuna. Ajo nuk ka mundur të kërkojë divorc sepse është konsideruar se po i bëhet barrë familjes së babës”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Profesori i historisë thotë se rritje të divorceve në shoqërinë kosovare ka pasur edhe pas luftës së dytë botërore por vitet e fundit trendi është më i keq.

“Në vitet ’80 në çdo të 44-ën martesë ka ndodhur një divorc, ndërsa sot në Kosovë në çdo 11-ën martesë kemi një divorc, pra në krahasim me të kaluarën kemi rritje të divorceve për katërfish”.

Gollopeni thotë se çdo divorc që ka ndodhur në shoqërinë tonë është paragjykuar duke stigmatizuar gjithmonë femrën në këtë rast.

“Madje janë quajtur gra të pa zonja për të mbajtur një burrë. Shikoni deri në çfarë stadi kanë shkuar këto nivele të shoqërisë sonë kosovare në këto fenomene”.

Ai thotë se bota mashkullore ende po e ka të vështirë të pranojë femrën si të barabartë dhe të dal nga mentaliteti patriarkal.

“Kjo trashëgimi nuk mund të ndryshohet për pesë vite apo një dekadë…Në disa provinca ende femra konsiderohet si rob i burrit apo familjes dhe për fatin e saj nuk vendos vet ajo por burri apo anëtarët tjerë të familjes”, tha ndër të tjera Besim Gollopeni./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Kronika e Zezë
A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Kalo në kategori