Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, vjen rrëfimi nga ish-futbollisti, Xhevdet Llumnica. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.

Në këtë podcast, Llumnica flet për hapat e tij të parë në futboll, duke vazhduar rrëfimin e tij për ditët si futbollist profesionit në Suedi.


Llumnica u ndal te kalimi te Drita nga Kosova e Prishtinës edhe pse kishte oferta të tjera, ku me klubin gjilanas e fitoi Kupën e Kosovës, ndaj Gjilani me penallti.


Xhevdet Llumnica, mysafir te Arena e Yjeve

“E pata edhe fatin që ta shënojë atë gol të paharrueshëm, edhe për mu edhe për historinë e Dritës. Unë e fitova trofeun e parë, por edhe Drita. E kam pas incizimin e asaj ndeshje, e kam dhuruar te tifozët e kanë shikuar atë ndeshje në kino, tregon Llumnica në Arenën e Yjeve.


Tutje ai u ndal edhe tek ajo ndeshje, duke e komentuar atë finale me Gjilanin që shkoi në penallti, ku Drita në fund fitoi.

Tutje sulmuesi i njohur ka folur edhe shumë momente në karrierën e tij. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

telegrafi sport app