Mallorca ka pësuar humbje prej 2-1 si mysafir i Gironas në ndeshjen e xhiros së 33-të në La Liga.

Vendasit kaluan në epërsi në fund të pjesës së parë me golin e Bernardos (45’+2).


Në gjysmën e dytë, Vedat Muriqi e barazoi rezultatin duke u treguar i saktë nga pika e bardhë (80’).

Ky ishte goli 13-të i sulmuesit të Kosovës në kampionatin spanjoll dhe ndan vendin e pestë me Antoine Griezmann.

Sidooqftë, skuadra e tij pësoi humbje në fund, pasi Taty Castellanos e shënoi edhe një gol (84’) për Gironan. /Telegrafi/

https://twitter.com/KaiHave_ertz/status/1654201806132596764

telegrafi sport app