Golden State Warriors kanë "shkatërruar" në minutat e fundit Cleveland Cavaliers për të fituar ndeshjen e tretë të serisë së finales së madhe të NBA-së.

Wariorrs pas triumfit të sotëm me rezultat 118-113 i nevojitet edhe një fitore për tu shpall kampion i ligës më të fortë në botë për basketboll.


Më meritori për triumfin e mysafirëve ishte Kevin Durant, por edhe në saje të basketbollistëve të Cavaliers, të cilët në tre minutat e fundit të ndeshjes nuk e realizuan asnjë pikë, gjersa Golden State bëri një seri prej 11:0 dhe rikthyen rezultatin në favor të tyre.

Në fakt, Cavaliers, ishin 6 pikë në epërsi 3 minuta para fundit të ndeshjes, para se Durantt’i kthejë luftëtarët në lojë duke shënuar 14 pikë në çerekun e fundit.

Cavs duhet të bëjnë një mrekulli edhe më të madh se vitin e kaluar kur u shpallën kampion të NBA-së, pasi që  atëbotë rezultati ishte 3-1 në favor të Warriors, transmeton Telegrafi.

james 2

Lojtari më efikas te fituesit ishte sërish Kevin Durant me 31 pikë, tetë kërcime dhe katër asistime, duke realizuar edhe pikët më të rëndësishme në periudhën e fundit, kur rezultati i ishte në disfavor të Warriors.

Edhe Clay Thompson pati një paraqitje të mrekullueshme duke realizuar 30 pikë dhe gjashtë kërcime. Stephen Curry realizoi ‘double-double’ në saje të 26 pikëve dhe 13 kërcimeve ndërsa shtoi 6 asistime.

Lojë të jashtëzakonshëm shfaqi te Cavs, LeBron James, i cili regjistroi ‘double-double’ në saje të 39 pikëve dhe 11 kërcimeve gjersa pati edhe nëntë asistime. Kyrie Irving realizoi një pikë më pak se ‘mbreti’ James, por nuk ishte e mjaftueshme për të shmangur humbjen e radhës së kampionit.

Kujtojmë se takimi i katërt ndoshta edhe i fundit për këtë sezon zhvillohet të shtunën në orët e para të mëngjesit. /Telegrafi/

telegrafi sport app