Mbrëmë janë zhvilluar gjashtë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Nënkampioni ka arritur fitoren e njëzet në këtë sezon në NBA dhe është lider i Konferencës Perëndimore.


Golden State Warriors ka triumfuar kundër Utah Jazz me rezultat 106:99, transmeton Telegrafi.

Stephen Curry realizoi 26 pikë në një ndeshje ku Jazz kishte vetë një herë avantazh. Kevin Durant regjistroi ‘double-double’ me 21 pikë dhe 11 kërcime.

Te humbësit më i miri ishte Rudy Gobert duke regjistruar ‘double-double’ me 20 pikë dhe 17 kërcime.

Pas kësaj humbje, Utah zë pozitën e shtatë me dhjetë humbje dhe 14 fitore ndërsa Warriors ka vetëm tre humbje. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

Minnesota Timberwolves 110:124 Toronto Raptors

Denver Nuggets 85:92 Washington Wizards

Portland Trail Blazers 86:88 Memphis Grizzlies

Philadelphia 76ers 99:88 New Orleans Pelicans

San Antonio Spurs 91:95 Chicago Bulls

telegrafi sport app