Reperi nga Presheva, Gold AG, të shtunën e kaluar (28 Nëntor) u bë baba për herë të parë.
Ai dhe bashkëshortja e tij, doktoresha e estetikës Ermira Shkodra, mirëpritën djalin e tyre, të cilin e pagëzuan me emrin Gueril.
Artisti shqiptar së fundmi tregoi se ditën e sotme (e mërkurë) ka ditëlindjen nëna e tij, së cilës ia ka bërë një dedikim përmes një postimi të ndarë në InstaStory.
Duke theksuar fjalët më të mira për të ëmën, Arian Agushi (emri i vërtetë) thotë se dhurata më e mirë këtë vit për të është nipi.
“Urime ditëlindjen nënë. Sot dhuratën më të mirë nga ne e ke nipin. Të paqim edhe shumë vite me shëndet e gëzime”, ka shkruar ai.
Gold AG dhe Ermira ndërkohë kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë gjatë këtij viti, ndonëse nuk organizuan një ceremoni për shkak të situatës me COVID-19. /Telegrafi/