Një shofer i paidentifikuar nga Petropavlovsk të Kazakistanit, ka goditur me makinë një nëntë vjeçare derisa po kalonte në vija të bardha, me ç’rast për pak sa nuk i kushtoi shtrenjtë shoferit të pakujdesshëm të cilin filluan ta rrahin pjesëtarët e tjerë që ishin në komunikacion.

Njëri nga burrat që ishte kalimtar rasti vrapon për tek vajza e cila, të cilën me shpejtësi e rrëmben dhe e dërgon në spital për trajtim, transmeton Telegrafi.


Sipas medieve lokale vajza ka shpëtuar pa ndonjë lëndim serioz, ndërsa shoferi i pandërgjegjshëm për pak sa nuk e pëson keq, kur një grup qytetarësh fillojnë ta godasin derisa njëri prej tyre mbante revole në dorë. /Telegrafi/