Dy policë të Kosovës kanë pësuar lëndime pasi një i dyshuar i ka goditur me veturë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë ku sipas raportit të Policisë i dyshuari duke mos respektuar urdhrat dhe duke i penguar në detyrë, me veturën e tij në lëvizje ka goditur dy viktimat.


Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti është duke u hetuar.