Grupi për Studime Juridike dhe Politike theksoi sot se letra e përfaqësuesve të lartë të BE-së drejtuar kryeministrit Ramush Haradinaj paraqet përpjekje për ta kontestuar kornizën demokratike të vendimmarrjes në Kosovë, si dhe lidh dialogun me emra të individëve.
GLPS-së thekson se letra në fjalë imponon që përfaqësuesi i vetëm i Kosovës në dialog duhet të jetë presidenti Hashim Thaçi.
Gjeni pa ndërhyrje reagimin e GLPS-së:
“Letra e Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe komisionerit për Zgjerim dërguar sot Qeverisë së Kosovës është përpjekje për ta kontestuar kornizën demokratike të vendimmarrjes së Republikës së Kosovës.
Letra në fjalë imponon qartë qëllimin që përfaqësuesi i vetëm në dialog të jetë Presidenti i vendit, z. Hashim Thaçi.
Në këtë mënyrë, lë të nënkuptohet se Kuvendi dhe Qeveria, apo kushdo tjetër nuk mund të ushtrojë mandatin përfaqësues dhe kushtetues në këtë proces. Rikujtojmë që roli i BE-së është lehtësimi i procesit të dialogut, dhe në një rol të tillë BE-ja supozohet që të ndihmojë në arritjen e një marrëveshjeje që është e pranueshme dhe që është reflektim i drejtë i institucioneve demokratike të të dyja palëve.
Një proces i tillë nuk mund të shërbej si instrument për të rregulluar raportet e fuqive të liderëve politikë ose të ri-aranzhoj kompetencat të përcaktuara, në rastin tonë, në kushtetutë.
Kjo letër duket të ketë qëllim neutralizimin e plotë të rolit përfaqësues dhe përcaktues të Kuvendit të Kosovës në një proces që pritet të përcaktojë të ardhmen paqësore të Kosovës në raport me Serbinë. Në një demokraci parlamentare, siç është Kosova, institucioni i parlamentit gëzon rol qendror në përcaktimin e pozicionit negocioues në rastet kur diskutohen çështje të rëndësisë së jashtëzakonshme, sikurse është marrëveshja finale me Serbinë.
Rrjedhimisht, kushdo që synon ta tejkaloj një rol të tillë i shërben të kundërtës së qëllimit të normalizimit të marrëdhënieve. BE-ja nuk mund të ndërhyj në dialog në formë të tillë që cenon rendin minimal të demokracisë së brendshme që është e përcaktuar qartazi në kushtetutën e vendit.
I kërkojmë Presidentit, Qeverisë dhe Kuvendit të refuzoj t’i përgjigjet thirrjeve që përfaqësimi i Kosovës në forumet ndërkombëtare, përfshirë dialogun, të modelohet sipas kërkesave që nuk përkojnë me rendin dhe kompetencat kushtetuese, rregullat minimale të demokracisë parlamentare, dhe fuqisë politike të aktorëve brenda Kuvendit.
Në të kundërtën përfaqësimi i Kosovës dhe fati i saj në proceset ndërkombëtare do të mbetet i lidhur me emrat individual, e jo vlerat, qëllimet e parimet e pritura që janë me karakter universal.
Znj. Mogherini dhe z. Hahn duhet të kenë të qartë që veprimet e tilla kanë ndikimin të drejtpërdrejt në sentimentin pro-evropian të qytetarit të Republikës së Kosovës”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Kamerat kineze në institucione, ku janë zëvendësuar e ku jo?

Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës