Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) i konsideron shqetësuese dhe alarmante të gjeturat e Raporteve të Auditorëve të Pavarur mbi Pasqyrat Financiare të Subjekteve Politike për vitin 2017.
“Auditori, edhe kësaj radhe, konfirmoi shkelje të mëdha të ligjeve në fuqi nga subjektet politike dhe identifikoi që shumë nga veprimet e subjekteve politike janë në kundërshtim të hapur me parimet e transparencës financiare dhe llogaridhënies institucionale”, thuhet në reagimin për media.
GLPS veçon katër nga të gjeturat më problematike të identifikuara në këto raporte.
“Me këtë rast, u bëjmë thirrje subjekteve politike që sa më parë të përmirësojnë sjelljet e tyre dhe te mos vazhdojnë shkeljet e evidentuara. Kurse institucioneve relevante u kërkojmë që të ndjekin rrugët ligjore për të vënë përpara përgjegjësisë zyrtarët dhe subjektet në fjalë”, thuhet në reagim.
Katër të gjeturat më problematike të veçuara nga GLPS:
1) Asnjëra nga partitë e audituara, konkretisht PDK, LDK, AAK dhe LVV, nuk vlerësohen me një opinion të pakualifikuar. Kjo nënkupton që asnjëri nga subjektet në fjalë nuk ka arritur që pasqyrat financiare t’i paraqesin në mënyrë e kërkuar sipas ligjit dhe standardeve minimale të kërkuara. Auditori në raport me PDK-në, LDK-në dhe LVV-në jep opinion të kualifikuar. Ndërsa në rastin e AAK-së, auditori mohon shprehjen e opinionit. Mohimi i opinionit do të thotë që auditori nuk është në gjendje të siguroj dëshmi të nevojshme për të fituar një bazë për një opinion të auditimit. Në terma financiar dhe standardeve të kontabilitetit të aplikueshme në Kosovë ky është vlerësimi më i ulët në mesin e subjekteve tjera të audituara. Ky rast, pra i subjektit AAK, përbën vlerësimin më negativ të mundshëm që Auditori ka dhënë në vlerësimin e fundit, gjë e cila mbetet evidenc ë e keqmenaxhimit dhe mungesë së rregullsisë, përtej çdo standardi të financave të subjektit në fjalë.
2) Po ashtu, në raportet e auditorëve me shumë shqetësim konstatohet që asjëra nga partitë politike të lartëcekura nuk kanë aplikuar ndonjë procedurë të tenderimit për blerjet e kryera, që bie në kundërshtim me dispozita ligjore në vend. Respektimi i procedurave të tenderimit do të mundësonte një shfrytëzim më efikas, ekonomik, transparent, dhe të drejtë të fondeve të subjektit politik. Prania e një praktike të tillë tregon neglizhencën e subjekteve politike për aplikimin e ligjeve që kanë për qëllim transparencën financiare, për mungesën e së cilës ato kritikohen vazhdimisht.
3) Auditori po ashtu konstaton që subjektet e lartëcekura nuk kanë paraqitur dokumentacion mbështetës për vlera të larta të shpenzimeve të deklaruara të fushatës për 2017.
• Konkretisht, në rastin e AAK vlera e këtyre shpenzimeve të pa dokumentuara është më e larta, e cila arrin vlerën €202,012. Ajo ndjeket nga LDK me €185,800 dhe PDK me €150,006.
• Në rastin LVV, edhe pse auditori nuk paraqet një vlerë të caktuar, edhe ky subjekt politik nuk ka paraqitur dokumentacion mbështetës përkatës për shpenzimet e ushqimit, komunikimit dhe karburantit.
• Ngashëm/për më tepër, në mungesë të konfirmimit nga palët e treta dhe dokumenteve mbështetëse, raportet e auditorit po ashtu nuk ka arritur të arsyetojnë vlerat e detyrimeve të subjekteve politike si në vijim; €741,776 (PDK); €312,413 (LVV); €212,056 (AAK).
• Ndërsa LDK, nga konfirmimet e pranuara nga palët e treta ka nënvlerësuar detyrimet në vlerë €12,271.
4) Në përjashtim të LVV-së, raportet e auditorit identifikojnë shkelje të dispozitave ligjore të Ligjit 04/L-212 për Financim e Subjekteve Politike nga të gjitha subjektet tjera të audituara. Këto shkelje kategorizohen si më poshtë;
a) Në kundërshtim me nenin 17 të Ligjit për Financim e Subjekteve Politike i cili rregullon kontrollin e brendshëm financiar, Statutet e PDK-së, AAK-së dhe LDK-së nuk parashohin struktura përkatëse të kontrollit të brendshëm financiar.
b) Në kundërshtim me nenin 4.3 të Ligjit për Financim e Subjekteve Politike, i cili parasheh se të gjitha subjektet politike duhet të kenë vetëm një llogari bankare në njërën nga bankat komerciale, raportet gjejnë se LDK ka të hapur më shumë se një llogari bankare, kurse AAK ka të hapur një llogari dhe 27 nënllogari në kuadër të saj.
c) Në kundërshtim me dispozitat ligjore të Ligjit për Financimin e Subjekteve Politik, AAK ka pranuar donacione në mallra dhe shërbime me vlerë mbi €1,000 nga persona fizik, dhe €5,000 nga persona juridik.
Duke marrë për bazë të gjeturat e Auditorit, GLPS kërkon nga organet kompetente që t’i adresojnë të gjeturat në fjalë dhe atë duke ndërmarr veprimet në vijim:
1. KQZ të gjobisë subjektet në fjalë konform rregullave në fuqi, si dhe të hartojë aktet tjera nënligjore që rregullojnë dënimet për ato subjekte politike që sipas vlerësimeve të auditorëve nuk kanë qenë në gjendje të respektojnë standardet e mirë-menaxhimit financiar.
2. Prokuroria e Shtetit të hetoj të gjitha rastet në të cilat subjektet politike nuk mund të mbështesin/dokumentojnë shpenzimet, si dhe ato/ata kompani/individ që janë bashkëpjesëmarrës në shkeljet e Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike dhe financimit të paligjshëm të tyre. Po ashtu, rregullat që u ndalojnë pjesëmarrjen në tender publik personave juridik që kanë kontribuar për partitë politike duhet të marrin vëmendje të veçantë.
3. Komisioni Parlamentar duhet t’i publikojë të gjitha raportet e auditorit, duke ua rikujtuar në të njëjtën kohë që nuk ekziston asnjë arsye që ato të mbesin të mbyllura.
4. Subjektet politike duhet që sa më parë të adresojnë shkeljet e identifikuara, dhe duke njohur përgjegjësinë e tyre publike, pa hezitim, të tregojnë që janë në gjendje të mirë-menaxhojnë financat e tyre, ky mbetet kusht themelor për të filluar ndërtimin e besimit të publikuar ndaj tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-380x233.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-380x233.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476834634_1337178704429895_4011526396496234746_n-e1739225031483-380x233.jpg)
Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-780x439.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474563040_598786249711587_3495130759191672433_n-e1739209156993-780x439.jpg)
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht