LAJMI I FUNDIT:

Gliha: Besojmë te fitorja ndaj Greqisë, kritikat i pranoj me kënaqësi

Gliha: Besojmë te fitorja ndaj Greqisë, kritikat i pranoj me kënaqësi

Përzgjedhësi i Kosovës, Primoz Gliha ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme (e diel) në udhëtim ndaj Greqisë.

Kosova luan nesër ndaj Greqisë në Selanik ndeshjen e fundit kualifikuese për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Në konferencë për shtyp, Gliha ka theksuar se ekipi ka nevojë për fitore, dhe beson tek ekipi i tij.


“Kemi nevojë për fitore, besojmë se mund ta mposhtim Greqinë. Do të jetë e vështirë, Greqia ka ekip shumë të mirë”, ka thënë fillimisht Gliha në konferencë për shtyp.

Vojvoda kërkon falje për rezultatet e dobëta, do tre pikë ndaj Greqisë
Lexo po ashtu Vojvoda kërkon falje për rezultatet e dobëta, do tre pikë ndaj Greqisë

“Futbolli ndonjëherë është i çuditshëm, secili futbollist duhet të bëjë maksimumin dhe duhet të jetë i gatshëm”.

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por do të japim maksimumin në këtë përballje. Të shohim si do të rrjedhin gjërat”.

“Do të ndryshojmë diçka, do i zbulojmë nesër. Do të jetë një ndeshje ndryshe nga ajo me Jordaninë. Në pjesën e dytë luajtëm shumë më mirë, krijuam goxha raste, por nuk ia dolëm të shënojmë.

Tutje, trajneri slloven ka folur edhe për kritikat ndaj tij dhe ekipit.

“Kritikat janë të mirëseardhura. Duhet t’i pranojmë kritikat, nuk mund të jesh trajner futbolli nëse nuk je i gatshëm të pranosh kritikat”.

Trajneri i Greqisë tashmë ka njohuri për lojtarët e Kosovës: Është ekip i rrezikshëm me futbollistë të shpejtë
Lexo po ashtu Trajneri i Greqisë tashmë ka njohuri për lojtarët e Kosovës: Është ekip i rrezikshëm me futbollistë të shpejtë

“Ndaj Jordanisë na munguan 3-4 futbollistë, një gjë e tillë ndikon që gjërat të mos funksionojnë. Në futboll ka rëndësi të madhe të jesh kompaktë”.

“Nuk mund të bëjmë tani ndryshimin e grupit të lojtarëve, por mund të bëjmë kombinime të futbollistëve që kemi”, përfundoi trajneri i Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Ndërkombëtare
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Arsyeja pak e njohur pse goli i rrallë që shënoi Neymar për Santosin quhet ‘Olimpico’

Arsyeja pak e njohur pse goli i rrallë që shënoi Neymar për Santosin quhet ‘Olimpico’

Ndërkombëtare
Tifozët e fyenin në kor, Neymar i hesht ata me një gol spektakolar nga rivënia e këndit

Tifozët e fyenin në kor, Neymar i hesht ata me një gol spektakolar nga rivënia e këndit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori