LAJMI I FUNDIT:

Gjyqtarja publikon mesazhet: Kërcënimi i prokurorit dhe roli i ish-gjyqtarit Micko

Gjyqtarja publikon mesazhet: Kërcënimi i prokurorit dhe roli i ish-gjyqtarit Micko

Gjyqtarja e Tiranës, Arnisa Këlliçi, e cila u mor nën hetim nga prokuroria e Tiranës, mbi dyshimet se letrën kërcënuese ndaj saj dhe familjes e kishte shkruar vetë, rrëfeu këtë të shtunë në Review dinamikën e ngjarjes.

Këlliçi vijoi të mbështeste idenë që ajo është kërcënuar dhe dyshimet i hodhi ndaj prokurorit Adrian Dyrmishi.

Sipas saj prokurori Dyrmishi e kishte kërcënuar se do ta vriste dhe më herët përmes kancelarit të gjykatës.


Ajo tha se për vërtetësinë e kësaj janë mesazhet që ajo i ripublikoi në Review me mikun e përbashkët, ish-gjyqtarin Arben Micko.

Sipas gjyqtares Micko ndërmjetësoi me të për ta pajtuar me prokurorin në mënyrë që debati të mbyllej.

“Mos ma faturo si shokun tim e kam njohur në marrëdhënie pune. Dhe asgjë më shumë. Nuk të vret njeri që ta thotë me gojë. Po të ishte burrë të përgjigjej ty sot. Unë them që edhe ti mos e zgjat shumë me këtë muhabet se asgjë s’ka për të ndodhur. Fundja të dy nga Skrapari jeni”, shkruhet në mesazhe.

Ajo bëri dhe një kronologji të shkurtër të ngjarjeve: “Kërcënimi i prokurorit i ka paraprirë letrës. Fakt mbetet që në harkun kohor të disa ditëve ka pasur disa kërcënime. Reagimi i KLGJ ka qenë pas dy ditësh.

Gjyqtarja Këlliçi merret e pandehur, Prokuroria: E shkroi vetë letrën anonime
Lexo po ashtu Gjyqtarja Këlliçi merret e pandehur, Prokuroria: E shkroi vetë letrën anonime

Këto biseda ka qenë me një ish-koleg që ka realtë miqësore me prokurorin ai është zoti Arben Micko. Ka qenë ish-gjyqtar dhe është larguyar nga sistemi. Unë më datë 15 kur m’u bë me dije kërcënimi kam tentuar të kontaktojë me prokuror Dyrmishin, por ka pasur një mungesë reagimi. I jam drejtuar edhe drejtuesit të prokurorisë, nuk i është bindur dhe drejtuesit dhe ka ardhur më datë 16. Nuk kam bërë kallëzim kur u bë kërcënimi me jetë ndaj kancelarit dhe meje. Në datën 20 janar kam bërë kallëzimin për prokurorin”, tha ajo.

Gjyqtarja tha se prokuroria e mori të pandehur për shkruarjen e letrës kërcënuese për të mbuluar kërcënimin e prokurorit Ardian Dyrmishi.

Ajo kërkoi që prokuroria të hetojë rastin duke përfshirë dhe rolin e ish-gjyqtarit Micko.

“Unë ende vijoj të mos e kuptoj rolin e gjyqtarit. Di që është i përfshirë dhe ka pasur rol. Dhe nga mesazhet identifikohet që kërkon që të ndërmjetësojë një kërkesë fjale, pranon që ka pasur një kërcënim dhe e justifikon që roli i tij i mbetej prokurorisë të zbulonte për rrethanat. Edhe pse unë e kam vendosur audion në shërbim të prokurorisë, prokuroria brenda 4 ditëve donte të gjente një fajtor që nuk ishte shoku i tyre”, tha ajo.

Megjithatë gjyqtarja në asnjë moment nuk dha motivet se pse prokurori e kishte kërcënuar me jetë përmes kancelarit të gjykatës.

Ajo pretendoi se kërcënimi lidhej me distancën që ajo kishte me prokurorët. /EuronewsAl/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori