Ish-gjyqtari Mark Clattenburg ka rrëfyer se Michael Oliver ishte detyruar ta largonte familjen nga shtëpia pas ndeshjes kundërthënëse ndërmjet Real Madridit dhe Juventusit në vitin 2018.
Los Blancos kishin fituar me rezultat 3-0 në Torino, ndërsa Bianconerët arritën t’i shënonin tre gola në Madrid në ndeshjen kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Në minutat shtesë, gjyqtari Michael Oliver akordoi penallti në favor të Realit, kur Medhi Benatia ndërhyri në Lucas Vazquez dhe vendimi nxiti kundërthënie të shumta.
Reagimet e lojtarëve të Juves ishin të menjëhershme, ndërsa kapiteni i atëhershëm Gianluigi Buffon u përjashtua me karton të kuq.
Më pas, Cristiano Ronaldo, i cili asokohe e bartte fanellën e Mbretërve, u tregua i saktë nga pika e bardhë (90’+8), kështu që në gjysmëfinale u kualifikuan madrilenët, të cilët edhe i shkuan deri në fund duke e fituar Ligën e Kampionëve për sezonin 2017/2018.
Clattenburg ka treguar se gjyqtari anglez, Michael Oliver, i cili kishte marrë kërcënime me vdekje, ishte detyruara ta largonte familjen nga shtëpia.
“Gjyqtarët janë njerëz. Ata bëjnë gabime në nxehtësinë e momentit. Edhe unë kam bërë shumë të tilla. Por, ka një kufi. Fatkeqësisht, me rrjetet sociale, ai kufi po kalohet shumë shpejt”.
“Michael Oliver u detyrua ta largonte familjen nga shtëpia pas ndeshjes, në të cilën Juventusi u eliminua nga Liga e Kampionëve në vitin 2019 nga Real Madridi”.
“Është gabim, mirëpo kompanitë e mediave sociale vendosin të mos u interesojë, abuzimi që ka vuajtur Mike nuk do të ndalet”, ka deklaruar Clattenburg për Mail Online. /Telegrafi/