LAJMI I FUNDIT:

Gjyqtari i akuzuar i EULEX-it, synon ta padisë prokuroren Bamieh (Video)

Gjyqtari i akuzuar i EULEX-it, synon ta padisë prokuroren Bamieh (Video)

Gjyqtari italian, Francesco Florit, thotë se ndjehet i lehtësuar tash kur Prokuroria Speciale e Kosovës ka vendosur që t’i mbylle hetimet ndaj tij pa mundur t’i vërtetojë akuzat se ai ka qenë i përfshirë në aferë korruptive.

Florit, ish gjyqtar i EULEX-it, dy vjet më parë qe bërë kryelajm nëpër mediat e Kosovës dhe të huaja pasi një ish kolege e tij, prokurorja e këtij misioni Maria Bamieh, e akuzoi se ka marrë para të majme për t’i liruar nga akuzat tre të akuzuar kosovarë për vrasje.

Por në ditën kur Prokuroria kumtoi lajmin se nuk ka arritur të gjejë dëshmi për përfshirjen e tij në këtë aferë, Florit tha për KALLXO.com se ka qenë i bindur se nuk ka pasur elemente që e inkriminojnë atë.


“Dua të them se e kam pranuar vendimin për t’i mbyllur hetimet dhe jam shumë i lumtur për këtë lajm. Nuk kam dyshuar kurrë për profesionalizmin e gjyqtarëve dhe prokurorëve vendorë e ndërkombëtarë në Kosovë dhe, në këtë drejtim, ky ka qenë një vendim i pritur për mua”, tha Florit në një intervistë nga Italia përmes Skype.

Duke kthyer kujtesën në ato ditë të vjeshtës 2014 kur shpërthyen akuzat, thotë se është lehtë të krijohet një skandal me akuza të tilla.

“Është shumë e lehtë të krijohet një skandal por është shumë më e vështirë që të pranohet se gjithçka ka qenë e bazuar në gënjeshtra. Kjo është e vërteta. Elementi i vetëm kundër meje ka qenë një deklaratë e vëllait të Besnik Hasanit dhe për këtë arsye mbyllja e hetimeve është e jo vetëm i mirëseardhur për mua, por ka qenë një rezultat i pritur”, thotë ai.

Florit thotë se kjo aferë e ka dëmtuar imazhin e tij dhe të EULEX-in ndërsa paralajmëron hapa ligjore ndaj prokurores që i nxori këto akuza në publik dhe ndaj njërit nga personat që e kishte përmendur përfshirjen e tij në aferë.

“E di se emri im është dëmtuar dhe shkatërruar nga kjo storje. Por sinqerisht mendoj se shumë pak njerëz në Kosovë besonin se unë mund të kisha marrë para për të liruar, ose më mirë të them, për të dënuar Shpend Qerimin dhe Besnik Hasanin. Megjithatë, unë do ta shqyrtoj në ditët dhe javët në vijim nëse do ta ndërmarr ndonjë veprim. Sigurisht jo kundër EULEX-it ose ndonjë institucioni evropian të cilët kanë qenë viktima, sikurse unë, të këtyre deklaratave. Por ndoshta kundër zonjës Bamieh dhe kundër z.Faik Hasani, vëllait të Besnik Hasanit, njeriu i cili më ka akuzuar rrejshëm. Emri i tij është raportuar te prokurori për t’i nisur hetimet kundër tij për shpifje”, tha gjyqtari Francesco Florit. /KALLXO.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori