LAJMI I FUNDIT:

Gjyqi për Gërdecin, Mihal Delijorgji shkon në gjykatë por refuzon të dëshmojë

Gjyqi për Gërdecin, Mihal Delijorgji shkon në gjykatë por refuzon të dëshmojë

Në seancën e sotme në procesin ndaj Fatmir Mediut për dosjen “Gërdeci”, u paraqit si i thirrur nga Prokuroria e Posaçme SPAK Mihal Delijorgji, ish-administrator i kompanisë “Alba Demil”.

Delijorgji refuzoi të dëshmojë në gjyq duke shfrytëzuar të drejtën që i jep ligji si një person i dënuar më parë për këtë çështje. Më pas avokatët dhe prokuria kërkuan që të administrohen në dosjen gjyqësore dëshmitë e dhëna më herët prej tij si person nën hetim dhe i pandehur.

Edhe në këtë seancë, nuk u paraqit shtetasja Anjola Agolli, ish sekretare e ministrisë së Drejtësisë, Denis Hajdar dhe Luan Hoxha. Për Denis Hajdarin prokuroria kërkoi shoqërimin e detyrueshëm pasi ka marrë dijeni dhe nuk është paraqitur. Ndërsa për Anjolla Agollin e Luan Hoxhën të vijojë kërkimi.


Në seancë Fatmir Mediu i kërkoi Gjykatës të sqaronte vendimin që ka marrë për mënyrën e marrjes së dëshmive të shtetasve amerikan, me videokonferencë, ndërsa gjykata tha se deri më tani është në fuqi vendimi që dëshmia e tyre të bëhet me letërporosi. Seanca e radhës u caktua me 9 prill në orën 9.

Në përfundim të seancës ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu tha se nëse nuk pyeten të gjithë dëshmitarët e kërkuar nga SPAK, do të thotë se ata janë thirrur formalisht. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori