Raportet e ndryshme vendore dhe ndërkombëtare thonë se në sistemin e drejtësisë në Kosovë politika ka ndikim të madh dhe shumë raste të cilat kanë qenë në proces mund të jenë pushuar për shkak të ndikimeve apo presionit.
Javën që lam pas, siç u tha, prokurori nga Prokuroria Speciale e Kosovës Elez Blakaj dha dorëheqje pasi kishte presione të ndryshme, duke hetuar rastet të ndjeshme si ai për manipulimet me lista të veteranëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës [UÇK].
Zyrtarët në sistemin prokurorial nuk e pranojnë direkt se kanë presione nga persona me ndikim, por thonë se gjatë punës së tyre, nuk përjashtohen rastet e kërcënimeve.
Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, se institucioni i Prokurorit është tërësisht i pavarur dhe i paanshëm në kryerjen e detyrave të veta.
Kurse, prokurori Sylë Hoxha, i ngarkuar për komunikim me mediat nga Prokuroria Speciale e Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë, se cdo herë që ka kërcenime prokurorët duhet të kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje.
“Për shkak të natyrës së punës që bëhet nga prokurorët, sidomos nga Prokuroria Speciale, mund të ketë raste të këtilla, por ne si prokurorë çdo herë kur hasim në ato raste, e kemi atë mekanizmin tonë që t’i njoftojmë eprorët tanë e përmes eprorëve edhe Policinë e Kosovës, do të thotë mos t’i lëmë në heshtje ato raste se nuk është se jemi duke punuar diçka privat këtu, por ne jemi në zbatim të ligjit dhe kërkojmë mbrojtje që të jemi të pavarur në punën tonë”, tha Hoxha.
Hoxha tha se prokurorët në sistemin e drejtësisë në Kosovë, kanë nevojë për një mbështetje të vazhdueshme institucionale në punën e tyre që bëjnë. Prokurori Hoxha tha se kërcënimet apo pengimet në punë për prokurorët mund të jenë të ndryshme.
“Rastet mund të jenë të natyrave të ndryshme edhe prej njerëzve që janë me ndikim, që janë në politikë, por edhe prej njerëzve të tjerë që janë të krimit të organizuar, grupe të ndryshme të grupeve të interesit. Për fat të keq gjatë punës, gjatë përditshmërisë ndodhin”, tha Hoxha.
Mosraportimi i kërcënimeve nga politika
Ehat Miftaraj, njohës i sistemit të drejtësisë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, tha se nga kontaktet e vazhdueshme me gjyqtarë, prokurorë dhe policë hetues, lidhur me punën e tyre që bëjnë, kryesisht me rastet e nivelit të lartë hasin në vështirësi brenda sistemit për t’i ushtruar kompetencat e përgjegjësitë e tyre në bazë të ligjit.
“Mund të themi se fatkeqësisht në sistemin e drejtësisë së Kosovës është ndërtuar një klimë jashtëzakonisht e pafavorshme e cila nuk ofron siguri të mjaftueshme për gjyqtarë, prokurorë, por edhe policë që t’i kryejnë obligimet e tyre në bazë të ligjit”, tha Miftaraj.
Miftaraj shpreh mendimin se kërcënimet nga politika, dhe mosraportimi i korrupsionit nga vet brenda sistemit të drejtësisë është një brengë jo vetëm në Kosovë, por edhe në vendet e tjera në rajon dhe më gjerë.
“Në rastin e Kosovës, me vet faktin se kemi një numër jashtëzakonisht të madh të rasteve të korrupsionit të brendshme të cilat publikohen në media e të cilat pastaj trajtohen nga prokurorët e caktuar apo nga policët e të njëjtat raste humbin nga sytë publikut e mbyllen. Kjo dëshmon se nuk ka në radhë të parë vullnet politik brenda vet sistemit gjyqësor e prokurorial për t’i trajtuar këto raste. Në anën tjetër, nuk ka siguri e hapësirë të mjaftueshme për gjyqtarë e prokurorë të cilët me të vërtetë janë të ndershëm që t’i kryejnë obligimet e tyre në bazë të ligjit në mënyrë të pavarur”, tha Miftaraj.
Autoritetet vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë kanë reaguar pas dorëheqjes së prokurorit Elez Blakaj, i cili ka qenë duke hetuar disa raste të mëdha.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Greg Delawie ka thënë se prokurori special, Elez Blakaj, kishte kërcënime për shkak të punës së tij. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët