LAJMI I FUNDIT:

Gjykimi për vrasjen në Dumnicë të Podujevës, dëshmuan vajza dhe djali i viktimës

Gjykimi për vrasjen në Dumnicë të Podujevës, dëshmuan vajza dhe djali i viktimës

Në gjykimin e Besnik Salihut, i cili akuzohet për vrasjen e kushëririt të tij S.S., vrasje që ka ndodhur në Dumnicë të Podujevës më 2023, në seancën e 23.10.2024 kanë dëshmuar vajza dhe djali i viktimës.

Besnik Salihu po akuzohet për vrasje të rëndë dhe për armëmbajtje pa leje.

Sipas Prokurorisë, S.S. ishte vrarë në mënyrë dinake, pas një mosmarrëveshjeje paraprake që kishte pasur me Besnik Salihun.


Seanca filloi me dëshminë e Mirjeta Kadriut, e bija e S.S., e cila dha versionin e saj lidhur me ngjarjen ditën kritike.

“Atë ditë jam kanë ne Podujevë me fëmijët e mi, edhe më ka thirrë vëllai im Ramadan Salihu nga Londra, edhe më ka thënë që e ka thirrë shoku i babës, Fadili, se babës i ka dhimtë kryet sot shumë edhe më ka thënë a mundesh me thirrë m’i thanë a po shkon te mjeku, se baba zakonisht pritojke me shku te mjeku”, deklaroi dëshmitarja Mirjeta Kadriu.

“U kanë ora 17:33 edhe e kam thirrë babën tem unë në telefon edhe e kam vetë: “Babë ku je?” Më ka thënë: “Jam në Dumnicë po kryet po me dhem shumë”. I kam thanë: “Babë pse ke shku në Dumnicë e s’ke shku në emergjencë me mat tensionin?, shtoi tutje dëshmitarja gjatë rrëfimit të saj.

Tutje, dëshmitarja deklaroi se gjatë kohës sa kishte qenë duke biseduar me babanë, këtij të fundit i kishte rënë telefoni në tokë.

“Ka thanë diçka: “Po, po, do t’shkoj”, edhe fjala e fundit nuk më kujtohet saktë çka ka thënë edhe i ka rënë  telefoni në tokë. U ni si zhurmë, si me ec diçka ose si dushk, që i ka rënë telefoni në tokë”- deklaroi dëshmitarja.

Dëshmitarja gjatë rrëfimit të saj deklaroi se e kishte thirrur vëllanë e saj dhe ishte nisur për në fshatin Dumnicë, pasi që kishte menduar se mos i kishte ndodhur diçka babait të saj.

“Kam hi te tokat e tona, pastaj aty është një shpat ku nga aty shihet edhe një pjesë e tokës në livadh dhe e aty e kam një person me një xhemper ngjyrë hiri, edhe e kam thirrë: “Hej, hej, a ma pe babën?”. Ai u mshef në mënyrë tinzake dhe në mënyrë të msheftë u largu nga aty”, deklaroi dëshmitarja.

Tutje dëshmitarja deklaroi se kishte parë veturën e babait të saj tek tokat e tyre, dhe pak më larg veturës babanë e kishte parë të shtrirë në tokë.

“Kur jam afru ngat u kanë tmerr, për momentin mu ka sjellë bota, u kanë ni person që as mërrolat nuk kena pasë qejf me ja pa, e me ja pa trutë në tokë… Baba ka qenë i shtrirë në anën e djathtë, e kam prek në shokë në anën e majtë edhe nuk ka pasë asgjë me veti”, deklaroi dëshmitarja Mirjeta Kadriu.

Tutje, dëshmitarja deklaroi se gjatë kohës sa kishte qenë afër babait të saj, nuk kishte parë njerëz që iu kishin afruar afër, por mali afër tij kishte qenë duke u djegur.

Dëshmitarja deklaroi se në të pame për babanë e saj kishin qenë të pranishëm familjarët e të akuzuarve.

Tutje dëshmitarja deklaroi se në ditën e “qëllimeve” të babait të saj kur e kishte parë pjesën mbrapa të Ilazit – të akuzuarit kishte dyshuar se kishte qenë ai i njëjti si personi me xhemper ngjyrë hiri që e kishte parë në ditën kritike, dhe e kishte pyetur se kush e kishte vrarë babanë e saj.

Ndërsa i akuzuari Ilaz Salihu i kishte thënë: “Nuk guxoj se ma çon shtëpinë në hanë”. “Ia nisi me qajtë, edhe tha: “Unë s’e kam vra, e kam dashtë shumë S.S., na ka bë vetëm të mira”, shtoi dëshmitarja.

Dëshmitarja deklaroi se raportet mes familjes së saj dhe tani të akuzuarve nuk kishin qenë as të mira, as të këqija, dhe shtoi se babai i saj u kishte ndihmuar shumë tani të akuzuarve.

I pandehuri Besnik Salihu e pyeti dëshmitaren nëse ajo kishte fshehur ndonjë provë nga vendi i ngjarjes, ndërsa dëshmitarja u përgjigj se nuk kishte fshehur ndonjë provë.

Tutje gjatë seancës u dëgjua edhe dëshmitari Ramadan Salihu, djali i të ndjerit S.S.

I njëjti për ditën kritike deklaroi se kishte qenë në Angli, dhe se ai i kishte thënë motrës së tij të shkojë të shikojë gjendjen shëndetësore të babait.

Tutje, dëshmitari deklaroi se e kishte thirrur shokun e babait të tij  dhe i kishte thënë ta thërras Policinë dhe i kishte thënë të shkojë të vendi  i ngjarjes dhe i kishte thënë se e kanë vrarë babanë e tij.

Dëshmitari deklaroi se ditën e nesërme kishte ardhur në Kosovë dhe në varrim kishin qenë familjarët e të akuzuarve dhe i akuzuari Ilaz Salihu.

Dëshmitari deklaroi se në të pame kishte biseduar më të akuzuarin Ilaz Salihu dhe e kishte pyetur për vëllezërit e tij se ku kishin qenë.

“Në të pame unë kam bisedu me Ilazin rreth ngjarjes, i kam thanë: “Ku i ke pasë vllaznitë atë natë?”. Më ka thanë që Besniku ka qenë duke punu dikah a Leonardi edhe ai ka qenë në punë”- deklaroi dëshmitari Ramadan Salihu.

Dëshmitari tutje shtoi se gjithmonë kishte dyshuar në të akuzuarin Besnik Salihu se ai e kishte vrarë babanë.

Dëshmitari Ramadan Salihu deklaroi se arsyen pse nuk i kishte folur i akuzuari Besnik Salihu nuk e di, dhe shtoi se nuk e di arsyen se cila kishte qenë që i akuzuari Besnik Salihu të bëjë një veprim të tillë.

Gjatë seancës, kryetari i trupit gjykues Alban Ajvazi ndaloi incizimin me video, mirëpo nuk mori ndonjë vendim lidhur me këtë gjë.

Në këtë seancë ishte paraparë të dëgjohej edhe një dëshmitar tjetër, mirëpo pasi orari i punës ishte në përfundim seanca e sotme u ndërpre.

Seanca e radhës u caktua për datë tjetër.

Kjo çështje po udhëhiqet nga Alban Ajvazi- kryetar dhe anëtarët Gent Beka dhe Gazmend Bahtiri.

Çfarë thotë dosja e Prokurorisë?

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, e cila është ngritur më 26.01.2024, Besnik Salihu akuzohet për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, kurse vëllai i tij akuzohet si i kishte dhënë ndihmë Besnikut për ta kryer veprën penale.

Sipas dosjes, Besnik Salihu më 26.03.2023 në fshatin Dumnicë të Podujevës, pas një mosmarrëveshje mes tij dhe viktimës në mënyrë dinake papritur i është afruar tashmë të ndjerit për ta privuar nga jeta.

Me të afruar afër tij, sipas Prokurorisë, Besnik Salihu e kishte qëlluar dy herë me pistoletë në kokë viktimën. Pasi ka qëlluar dy herë në kokë të ndjerin, Besnik Salihu ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërsa vëllai i tij, që akuzohet për dhënie të ndihmës për kryerjen e veprës penale, sipas Prokurorisë, i kishte premtuar të akuzuarit se do t’i ndihmonte për t’i zhdukur provat e rastit.

Sipas Prokurorisë, ndihma që i ka dhënë Ilaz Salihu vëllait të tij, Besnikut, konsiston në këshilldhënien, duke e udhëzuar që pas kryerjes së aktit t’i asgjësonte rrobat. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori