LAJMI I FUNDIT:

Gjykimi për rastin “TNT” do të vazhdojë më 17 janar

Gjykimi për rastin “TNT” do të vazhdojë më 17 janar

Gjykimi për lëndën “TNT” për rrënimin e kompleksit “Cosmos” i investuesit Fiat Canovski do të vazhdojë më 17 janar të vitit 2020.

Paraprakisht, Gjykata e hodhi poshtë kërkesën e Prokurorisë për ndarjen e procedurës kundër të akuzuarit Toni Trajkovski dhe anëtarëve të Komisionit, si të pa bazë.

Trajkovski nuk ishte i pranishëm në gjykimin e sotëm, për të cilin mbrojtësi i tij tha se është hospitalizuar në Klinikën për neurokirurgji.


Gjykatësi Ognen Stavrev informoi se ka marrë parashtresë nga avokati Jovica Strashevski se Toni Trajkovski mund të vijë në gjykim eventualisht sot pas orës 15 apo nesër.

Prokurori Burim Rustemi kërkoi ndarje të procedurës.

“Lidhur me situatën e sapokrijuar mendoj se janë plotësuar kushtet për ndarjen e procedurës për të akuzuarit Toni Trajkovski dhe anëtarët e komisionit, me të cilët së bashku i kanë bërë kundërvajtjet. Do të ishte absurde të ndahet procedura dhe të kthehet në fillim, kur e njëjta gjendet në fazë përfundimtare dhe i akuzuari Mile Janakievski tani më ka dhënë deklaratë para Gjykatës”, ka thënë Rustemi.

Mbrojtësi i Mile Janakieskit, avokati Elenko Milanov ka thënë se ndarja me formulim juridik që e kanë për momentin nuk mund ta bëhet për klientin e tij.

“Nuk mund të ketë aktvendim për nxitje dhe ndihmë të veprës pa aktvendim për kryerësin”, deklaroi Milanov.

I akuzuari Mile Janakievski ka thënë se nëse kërkohet vetëm koka e tij, le të ndahet procedura.

“Qëllimi i gjykimit është që të mësohet e vërteta. Nëse Toni Trajkovski, i cili është boshti i të gjitha ngjarjeve ndahet, nuk do të mësohet e vërteta”, ka thënë Janakievski.

Rastin e drejton gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është Burim Rustemi nga PTHP Kumanovë.

Në sallën gjyqësore ishin të pranishëm edhe të dëmtuarit Fiat Canovski dhe Ardijan Amzoski.

Për veprën akuzohen shumë persona, mes të cilëve ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish-kryetari i Gazi Babës, Toni Trajkovski, ndërsa në mungesë gjykohet ish-kryeministri Nikolla Gruevski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Kalo në kategori