LAJMI I FUNDIT:

Gjykimi për lëndën “Dhunë në Qendër” vazhdon më 5 nëntor

Gjykimi për lëndën “Dhunë në Qendër” vazhdon më 5 nëntor

Dokumente nga llap-topi e të punësuares nga ndërmarrja publike “Parkingje” të Komunës Qendër, si dhe komunikimi përmes telefonave celular të këshilltarëve të OBRM-PDUKM-së me qytetarët para komunës më 10 qershor të vitit 2013, sipas kryetarit aktual të Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq janë dëshmi se dhuna në Qendër ka qenë e organizuar.

Për këtë në Gjykatën Penale dëshmoi Bogdanovi i propozuar si dëshmitar nga PSP-ja në lëndën “Dhunë në Qendër” ku të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, deputetja aktuale në Kuvend, Daniela Rangellova, këshilltari i atëhershëm i Komunës së Gazi Babës, Aleksandar Trajkovski dhe disa persona tjerë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bogdanoviq në dëshminë e tij tha se e punësuara Nade Temellkovska në Sektroin për marrëdhënie me publikun e ka njoftuar se ka gjetur vend punë dhe gjatë dhënies së pajisjeve, e ka lënë llap-topin zyrtar tek ai si drejtor i atëhershëm i kësaj ndërmarrje publike. Bogdanoviq me qëllim që të kontrollojë se në çfarë gjendje është llap-topi, ka vërejtur se është hapur email të në emër të burrit të Nades, Daniel Temellkovski ku ka pasur letra të shkëmbyera me persona nga Komiteti Komunal i OBRM-PDUKM-së dhe se si janë marrë vesh që t’i organizojnë protestat para Qendrës dhe të sigurojnë 200 njerëz.


Bogdanoviq ka marrë dokumentet dhe ua ka dhënë PSP-së. Sipas tij, udhëheqës i turmës është i akuzuari Aleksandar Trajkovski, të cilin e njohu në seancë, si dhe Daniella Rangellova e cila në atë kohë e ishte këshilltare e komunës nga radhët e OBRM-PDUKM-së.

Ai tha protestat kanë qenë më të organizuara ditën e dytë kur të pranishmëve ju janë shpërndarë sanduiçe, si dhe vezë dhe mjete tjera për t’i hedhur./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Kalo në kategori