E plotësuar: Dëshmitari i parë i prokurorisë, në gjykimin kundër Pjetër Shalës, është një dëshmitar i mbrojtur i cili pretendon se i akuzuari e kishte mbajtur babain e tij në një fabrikë metali në Kukës dhe kishte ushtruar dhunë ndaj tij.
Ai pretendon se në mesin e tyre ka qenë edhe Pjetër Shala. Këtë ka thënë se nuk e kishte parë vet por e kishte mësuar nga babai dhe fqinjët.
Sipas tij, disa prej atyre personave ishin me uniformë që mbante emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa të tjerë në rroba civile.
“Ata dy që kanë qenë në oborr kanë qenë me emblema, kurse ata të tjerët që kanë qenë të gardhi i shtëpisë nuk kam mundur me i identifikua, largësia ka qenë 20 deri në 25 metra. Ka qenë shenja e UÇK-së. Babain e kemi mbyllur në dhomë për mos me ardh deri te më e keqja e mundshme. Kemi urdhër(na thanë) nga Lahi Ibrahimi që t’i dorëzoni armët dhe të vijë në shtabin e Jabllanicës”, ka thënë dëshmitari.
Pas një pjese të mbyllur të seancës, dëshmitari ka thënë se babai i tij ishte kidnapuar dhe dërguar në Fabrikën e Metalit në Kukës.
Sipas dëshmitarit, ai ishte kthyer në shtëpi rreth dy javë më vonë.
“Kur e sollën shërbimi sekret, gjendja e tij ka qenë e tmerrshme, nuk kish çka me na tregu, e kemi parë vet. Të nesërmen kanë filluar bisedat kohë pas kohe. Ka treguar për tmerrin që i është bërë atje, dy ditë është mbajtur në qendrën Ramallak, dhe pas dy dite e kanë dërguar në Kukës, në fabrikën e metaleve ku aty është bërë një dhunë që nuk bëhet, jo veç ndaj babit tim, por të gjithë të burgosurve të tjerë që i kanë mbajtur aty. Baba kur ka shkuar për Kukës me katër persona ka shkuar, me të burgosur, vet i katërti ka qenë, kështu sipas babës”, ka thënë dëshmitari.
———
Dëshmitari: Pjetër Shalën nuk e pash vetë, e njoha përmes disa fqinjëve
E plotësuar: Është duke vazhduar gjykimi ndaj Pjetër Shalës më Dhomat e Specializuara në Hagë.
Dëshmitari TW4-08 ka treguar se si e ka njohur Pjetër Shalën. Dëshmitari tha se në maj të vitit 1997 në shtëpi i kanë shkuar dy persona të UÇK-së.
“Personat që kanë qenë atë ditë te shtëpia, i kemi njohur sepse ata kinse kanë ardhur me urdhër të shtabit të UÇK-së”, tha dëshmitari.
Ai më tej tregoi se vetë nuk e kishte parë Pjetër Shalën, mirëpo përmes disa fqinjëve dhe informatave të tjera, e ka marrë vesh kush ishte.
“Disa fqinj i kanë pyetur ata se çfarë po kërkoni këtu, e ai u ka thënë ikni atje. E, aty, fqinjët më kanë thënë se ishte Pjetër Shala dhe njerëzit që e kanë njohur, kur ka ardhur ai te dera. Më kanë thënë se është Pjetër Shala, sepse unë nuk e kam njohur”, ka shtuar ai.
Sipas tij, Shala e ka keqtrajtuar babain e tij dhe personat e tjerë, të cilët kanë qenë të ndaluar në një ‘hekurishte’ në Kukës të Shqipërisë.
“Pasi babain tim e kanë mbajtur për disa kohë në Kukës në fabrikën e hekurishteve, aty Pjetër Shala, personalisht, mbi babanë tim ka ushtruar dhunë, elektroshok, me bishta të sakicave, si dhe rrahje masive mbi gjithë të dënuarit e tjerë”, tha dëshmitari. /Telegrafi/
———-
Gjykimi ndaj Pjetër Shalës, dëshmitari: Babi im punoi polic – si familje ishim të njohur për përkrahjen e LDK-së
Në Hagë sot po vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës. Dëshminë e tij është duke e dhënë dëshmitari i parë i mbrojtur.
Gjyqtarja e njoftoi dëshmitarin e mbrojtur se atij nuk do t’i përmendet emri, se i ndryshohet zëri në transmetim dhe nuk do t’i shihet fytyra.
Gjyqtarja gjithashtu sqaroi se kur do të flitet për detaje që mund të zbulojnë identitetin e tij, atëherë do të kalohet në seancë private.
Dëshmitari i cili është emëruar TW4-08, gjatë dëshmisë së tij tha se babi i kishte punuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Dëshmitari u pyet nëse punësimi në polici i babait të tij, ka ndikuar tek marrëdhëniet që ka pasur familja e tij me koumitetin.
“Besoj se për atë arsye e kanë vënë në pension të dhunshëm”, tha dëshmitari, të cilit iu kërkua të jepen hollësi.
“Në komunitetin ku kemi jetuar, gjithçka ka qenë në rregull. Ka qenë në marrëdhënie të mira dhe ka pasur kontakte me persona të njohur në komunë dhe në mbrojtjen e atij rajonit të Dushkajës, nuk ka lënë asnjë gjë joligjore të bëhet”, tha dëshmitari.
Dëshmitari TW4-08 tutje tha se si familje kanë qenë të njohur si përkrahës të LDK-së, dhe se babi i tij nuk kishte qenë aktiv politikisht nga viti 1997-1998.
Shala u arrestua më 16 mars 2021 në Belgjikë dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 15 prill 2021.
Më 19 prill 2021, Shala pati paraqitjen e tij të parë para gjykatësit të procedurës paraprake dhe u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.
Gjykimi ndaj Shalës filloi më 21 shkurt 2023, ku i njëjti u deklarua i pafajshëm, ndërsa Prokuroria dhe mbrojtja e viktimave paraqitën deklaratat hyrëse. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!