Live Rasti Thaçi dhe të tjerët
Përfundon senaca ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Përditesuar 11/04/2023 07:18
Ka përfunduar seanca në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Në këtë seancë, e cila ishte e mbyllur për publikun ka dhënë dëshminë e saj dëshmitarja e parë e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS).
Ajo pritet ta vazhdojë edhe nesër dhënien e dëshmisë së saj, duke filluar nga ora 9:00.
Gjykimi ndaj katërshes së UÇK-së nisi më 3 prill 2023, pas më shumë se dy vjetësh zvarritje.
Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi po qëndrojnë në paraburgim në Hagë, prej nëntorit të vitit 2020.
Ata po akuzohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar me akuza për krime kundër njerëzimit, si përndjekje, burgosje, akte çnjerëzore, torturë, zhdukje dhe vrasje, si dhe me 4 pika për krime lufte si arrestim, ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme.
Sipas aktakuzës këto krime janë kryer në territore të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë, si në Likoc, Jabllanicë, Llapushnik, Drenoc, Malishevë, Bajgorë, Majac, Zllash, Kleçkë, Kukës dhe Rahovec.
Ata janë deklaruar të pafajshëm për akuzat e ngritura ndaj tyre.
Telegrafi do t’ju mbajë të informuar rreth seancës së sotme gjyqësore.
Pauzë për të dytën herë me radhë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Për të dytën herë me radhë seanca gjyqësore ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka shkuar në pauzë.
Gjykatësi Charles Smith tha se do bëjnë pushim deri në orën 14:30. Duhet theksuar se transmetimi për publikun bëhet me 45 minuta vonesë.
Seanca do të rinis sërish pas pauzës.
Dëshmitarja e parë ka dhënë dëshminë e saj gjatë tërë kohës në seancë të mbyllur. /Telegrafi/
Rifillon seanca gjyqësore e Speciales – sërish e mbyllur për publikun
Pas pauzës ka rifilluar sërish seanca gjyqësore ndaj katërshes së UÇK-së.
Dëshmitarja e parë është duke vazhduar të japë dëshminë në seancë të mbyllur për publikun.
Deri më tani seanca është duke vazhduar të mbahet në këtë mënyrë. /Telegrafi/
Pauzë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Dëshmitarja e parë e Prokurorisë në Dhomat e Specializuara ka dhënë dëshminë e saj për shumë se dy orë në seancë të mbyllur për publikun.
E pas kësaj është ndërprerë përkohësisht seanca gjyqësore për një pauzë.
Gjykatësi njoftoi se gjatë kësaj jave do të dëgjohen dëshmitë e dy dëshmitarëve, ku fillimisht do të ketë mundësi Prokuroria të parashtrojë pyetje, e pastaj mbrojtja.
Ish-krerët e UÇK-së ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020. Të hënën e kaluar 3 prill ka nisur gjykimi. /Telegrafi/
Vazhdon të jetë e mbyllur seanca gjyqësore ku po dëshmon dëshmitarja e parë
Dëshmia e dëshmitares së parë në rastin Thaçi dhe të tjerët është duke vazhduar në seancë të mbyllur tash e gati një orë.
Në seancën ku po mbahet gjykimi janë të pranishëm edhe ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
Seanca gjyqësore pritet të ketë më 12 dhe 13 prill. Seanca pritet të ketë më pas më 17, 18, 19 dhe 20 prill. /Telegrafi/
Klinaku i revoltuar pasi dëshmitarja kundër Thaçit dhe të tjerëve po dëgjohet në seancë private
Dëgjimi i dëshmitares së parë kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi po zhvillohet në seancë private.
Lidhur me këtë është shprehur i revoltuar ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku.
“Pak po iu duket që i fshehët fytyra dhe zëri dëshmitares, veç edhe kalojnë në seancë edhe më private”, ka shkruar Klinaku në rrjetin social Facebook.
Dëshmitarja e parë në rastin Thaçi dhe të tjerët, jep dëshminë në seancë të mbyllur
Në Hagë tashmë ka nisur seanca e re gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Në këtë seancë ka nisur dëshminë dëshmitarja e parë e Prokurorisë në Dhomat e Specializuara.
Dëshmia e saj po zhvillohet në seancë të mbyllur për publikun, kjo me kërkesë të Prokurorisë.
Lluka Mishetiq, avokati i ish-kreut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka kërkuar 14 orë kohë që t’i parashtrojë pyetje dëshmitares. /Telegrafi/
Avokati Gashi: Gjykata Speciale nuk është e Kosovës
Avokati Tomë Gashi ka thënë se Gjykata Speciale nuk është e Kosovës.
Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se kjo gjykatë fatkeqësisht ka qenë vetëm një ditë gjykatë e Kosovës, ditën kur është votuar ligji për të më 3 gusht 2015.
“Përveq që nuk ka asnjë shenjë të Republikës së Kosovës, për t’i hyrë në hatër Serbisë, kjo gjykatë haptazi nuk po e respekton asnjë ligj të Kosovës, pasi që sot është duke mbajtur gjykimin në rastin e z.Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi”, ka shkruar Gashi.
Avokati ka shtuar se në këtë rast janë së paku dy të këqija.
“1 që Gjykata Speciale po mban gjykim në ditë feste dhe 2 që ne po festojmë tepër shumë dhe po punojmë tepër pak”, ka shkruar Gashi. /Telegrafi/
Me kërkesë të prokurorisë, kalon në seancë private dëgjimi i dëshmitares së parë
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është paraqitur dëshmitarja e parë në rastin Thaçi dhe të tjerët.
Seanca ka kaluar në private me të nisur dëshminë ajo, identiteti i së cilës nuk është zbuluar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Gjykatësi Charles Smith III i ka sqaruar dëshmitares së mbrojtur të gjitha procedurat e dëshmisë.
“Ju nuk guxoni të flisni me askënd rreth dëshmisë tuaj. Nëse vjen dikush ju pyet, ju lutem na tregoni”, ka thënë gjykatësi.
Ai gjithashtu ka bërë të ditur se nga e marta deri të enjten do të dëgjohen dy dëshmitarë.
Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve – gjatë tre ditëve do të dëgjohen dy dëshmitarë
Në Hagë ka nisur gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Në gjykimin e sotëm do të paraqitet dëshmitari i parë i Prokurorisë së ZPS-së.
Gjykatësi Çarls Smith ka bërë të ditur se nga sot deri të enjten do të dëgjohen dy dëshmitarë.
“Sot do të fillojmë seancën me dëshmitarët e prokurorisë. Gjatë këtyre ditëve do të dëgjojmë dy dëshmitarë të prokurorisë”, tha Smith.
Ai bëri të ditur se pritet të ketë edhe disa redaktime gjatë seancës së sotme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtu
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij