LAJMI I FUNDIT:

Gjykimi ndaj Grujevskit dhe Boshkovskit shtyhet për në dhjetor

Gjykimi ndaj Grujevskit dhe Boshkovskit shtyhet për në dhjetor

Gjykimi kundër ish-agjentëve Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, që duhej të mbahej sot në Selanik është shtyrë për më 1 dhjetor.

Sipas TV24 gjykimi është shtyrë për shkak të mungesës së përkthyesit, i cili është pritur me orë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Grujevski dhe Boshkovski në gjykatë u paraqitën me kapela në kokë, në një sallë me emigrantët.


Seanca e kaluar gjithashtu u shty për shkak të mungesës së përkthyesit./Telegrafi/